Powered by Blogger.

Test per dashurine

 
Ky test është për vajzat

Çfarë mashkulli kerkoni

1 Ndodh që të ndesheni në rrugë me një djalosh bukurosh, i cili i ngjan shumë yllit të kinemasë që ju adhuroni.
a) Ngacmoheni menjëherë nga pamja e tij e jashtme.
b) Mendoni se është shumë tërheqës pasi ka një karakteristikë tepër të veçantë.
c) Mendoni se nuk do t'ju hedhë kurrë ndonjë vështrim dhe se i ndërron gratë sikurse pantallonat që mban veshur.

2 Në karakterin e një mashkulli vlerësoni...
a) Mashkulloritetin
b) Ndjeshmërinë
c) Sensin e humorit.

3 Ju pëlqejnë bisedat gjatë aktit seksual?
a) Po, veçse duhet të jenë fjalë të ngrohta dashurie.
b) Jo edhe aq shumë.
c) Po, veçanërisht kur qeshim së bashku.


4 Jeni takuar me dikë rreth një orë e gjysmë më parë dhe, paksa në qeshje e paksa në seriozitet, ju deklaron se ju dëshiron shumë...
a) Kjo gjë ju ngacmon së tepërmi dhe i përgjigjeni me të njëjtën monedhë.
b) E shmangni me lezet dhe mendoni se është i padurueshëm.
c) Argëtoheni me të dhe e lini që të presë.

5 Ju pëlqen kur mashkulli...
a) Ju shikon drejt e sy kur ju shpreh dashurinë e tij.
b) Ju përqafon me dashuri e ngrohtësi.
c) Ju shtrëngon me padurim.

6 Cili është kujtimi më i mirë nga jeta juaj erotike e deritanishme?
a) Një lidhje e shkurtër që kishit, e cila ishte tepër e fuqishme përsa i përket intensitetit seksual.
b) Një lidhje e gjatë në kohë me një njeri më të madh se ju, të cilin e shikonit jo si partner erotik por si mbrojtës.
c) Dashuritë në shkollë, pa interes dhe të pastra, një festë pa fund.

7 Kur takoni një mashkull, ai duhet të jetë:
a) Që në fillim shumë i ngrohtë
b) Të ketë fantazi
c) Të duket se ka personalitet.

8 Me qëllim që të komunikoni me të preferoni...
a) Që të lërë disa mesazhe erotike në pasqyrë.
b) T'ju dërgojë mesazhe në celular.
c) T'ju telefonojë disa herë brenda ditës në punë.

9 Në krevat së bashku me të ndiheni...
a) Si një "alter ego" e tij.
b) Si një tigër që kërkon ta "shqyejë"
c) Si një princeshë që pret momente përrallore.

10 Në dashuri preferoni...
a) Përkëdhelje pa fund.
b) Pozicione të reja.
c) Lojëra.

11 Në sferën e ndjenjave...
a) Jeni e qëndrueshme.
b) Jeni delirante
c) Jeni konfuze.

12 Një grua që të përjetojë lulëzimin seksual duhet...
a) Të gjejë një specialist seksi.
b) Të flasë hapur për fantazitë e saj.
c) Ta dashurojë pa masë partnerin e saj.

13 Çfarë do të veçonit te një mashkull?
a) Mirësjelljen
b) Mënyrën e të shprehurit.
c) Mënyrën se si prek.

14 Kryeni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj dhe ai kërkon që ta përsëritni për herë të dytë, megjithëse ka kaluar pak kohë nga akti i parë. Fatkeqësisht, kjo përpjekje e tij dështon.
a) E kapërceni këtë moment të vështirë me humor dhe gjakftohtësi.
b) E konsideroni si një ngjarje të rëndësishme dhe mendoheni seriozisht.
c) Nuk qeshni me këtë fakt, por e përballoni me seriozitet.

15. Kur takoni një mashkull tërheqës, mendoni se...
a) Është i zoti në seks
b) Është njeri shumë serioz, nuk ju shkon
c) Do të jetë baba i mirë.

16. Në krevat...
a) Ju pëlqen të flisni dhe të shkëmbeni fjalë adhurimi
b) Ju pëlqen të flisni, por me fjalë të ngrohta dashurie dhe kurrësesi "të ndyra".
c) Nuk ju pëlqen të flisni fare.

17. Dita e parë në shtëpinë tuaj pas një nate erotike. Mëngjesin tjetër...
a) Luteni që të mos qëndrojë më shtrirë në krevat dhe të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur.
b) Shpresoni se do të qëndrojë për të ngrënë mëngjesin dhe zgjoheni më herët që të përgatisni gjithçka.
c) Uroni që të keni ideale të përbashkëta.

18. Nuk mund të lidheni me dikë, i cili...
a) Shikon femra të tjera.
b) Nëse nuk do të jetojë çdo moment sikur të ishte i fundit në jetën e tij.
c) Nëse nuk është i mirë në seks.

19. Çfarë ju tërheq te një mashkull?
a) Mënyra e ftohtë e sjelljes dhe superioriteti i tij.
b) Një sjellje entuziaste që shoqërohet me qeshje.
c) Kur sillet si një xhentëlmen i vërtetë.

20. Cila nga të tri figurat e mëposhtme mendoni se do të ishte partneri juaj ideal?
a) Xhimi Karei (komik)
b) Xhoni Dip (tërheqës)
c) Rasell Krou (dinamik dhe mashkullor).

Përgjigjet

Më shumë a
Kërkoni një mashkull "makinë" seksi
Nuk i jepeni askujt me lehtësi, të paktën nëse keni përshtypjen më të vogël se ai person nuk do t'ju kënaqë seksualisht. Atëherë, mirë do të ishte që të mos afroheshit dhe të provokonit meshkuj të tillë, pasi gjë tjetër përveç lëndimit nuk do të arrini. Gjithashtu, gëzoni edhe një aftësi të veçantë (disa e quajnë shqisë e gjashtë) që t'i kuptoni menjëherë meshkujt nëse disponojnë aftësi seksuale të nivelit tuaj dhe nëse do të kombinojnë me ju. Në përgjithësi keni një jetë erotike aktive, ndoshta sepse kërkoni meshkuj "prodhues" energjie seksuale.

Më shumë b
Ju kombinon një partner spontan dhe argëtues
Partneri ideal duhet të ndajë së bashku me ju peripecitë më të çmendura dhe momentet plot të qeshura. Dashuroheni pafund pas meshkujve që dinë të krijojnë një klimë të veçantë mirëkuptimi dhe komunikimi. I dëshironi 100% sidomos në rastet kur lëkundeni në të njëjtën shkallë humori dhe serioziteti. Dialogët e qetë, të ndieshëm dhe humori ju bëjnë për vete dhe një njeri të tillë nuk do të donit që ta humbisnit për asnjë çast. Karakteristika e tij zbavitëse ju bën të ndiheni akoma më tepër e lirshme në krevat dhe të realizoni fantazi nga më ekstremet.

Më shumë c
Kërkoni një mashkull mbrojtës
Jeni femra delikate dhe kërkoni një mashkull që di si ta trajtojë, të kujdeset dhe të qëndrojë në krah të partneres në raste "furtunash" dhe "stuhish". Është fjala për dikë që do t'ju kapë nga dora, do t'ju shikojë drejt e në sy dhe do t'ju betohet për dashuri shekullore. Sigurisht nuk e jepni trupin tuaj për çdo njeri që ju del përpara dhe njëkohësisht nuk përkuleni përpara flirtit të një mbrëmjeje. Dashuria për ju është një çështje serioze që kërkon partnerë të qëndueshëm. Partneri që merr notën dhjetë në krevat është ai që di të prekë me ndjeshmëri dhe të zgjojë brenda jush instinktet e hormone
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment

 

Kerkoni Ketu!

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online

Featured Post

MY Language Center - Qender Kursi

My Language Center-Qender Kursesh [ Kurse te gjuheve te huaja ] | [ Kurse individuale & ne Grup ] | [ Mesim Online ] My Language Cen...