Powered by Blogger.

Lufta - poezi shqip

E dashur ne jemi në luftë
Që nga takimi jonë i parë dashurie
Lufta jonë s’ ka të ndalur
Në arenë të dashurisë ne përleshemi ashpër
Si gladiatorët për jetë a vdekje
E në mes nesh nuk derdhet gjak...
S’ ka viktimë që më s' mund të ngjallet
Fushat dhe malet mbesin të shtangura
Nga puthjet dhe shtrëngime zemrash
Të armatosur jemi nga dhëmbë dashurie
Me lulet që ngrihen si ushtarët në roje
Me drunj, gjelbrim e përronjët për rreth
Që për luftën tonë - pambarimisht luten
Në duel t’ mos humbim njëri -tjetrin
Nga një shikim i tepërt, apo një fjalë e mangët
Mbi supet e tua rëndon frikëshëm dashuria
E mbi mua dridhja mos të të lendojë
Në arenë të luftës ne takohemi të ndrojtur
E nga beteja ndahemi pa humbje jetash
Mbesim vetëm të plagosurit e betejës
Të plagosur nga sytë, buzët dhe duart tona
Që me padurim presin për beteja të reja
Në luftën tonë e dashur asnjëherë të mbaruar.



Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment

 

Kerkoni Ketu!

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online

Featured Post

MY Language Center - Qender Kursi

My Language Center-Qender Kursesh [ Kurse te gjuheve te huaja ] | [ Kurse individuale & ne Grup ] | [ Mesim Online ] My Language Cen...