Labels

Powered by Blogger.
Showing posts with label Photo. Show all posts
Showing posts with label Photo. Show all posts

MY Language Center - Qender Kursi

My Language Center-Qender Kursesh

[Kurse te gjuheve te huaja] | [Kurse individuale & ne Grup] | [Mesim Online]
My Language Center – Eshte nje qender kursesh e specializuar ne gjuhet e huaja duke ofruar kurse ne:
  • Gjuhe e Huaj Anglisht
  • Pergatitje per TOEFL, IELTS, Aptis etc
  • Pergatitje per Provime [Matura Shteterore, Mini-Matura, Provimet ne Universitet ]
  • Kurse individuale & ne grup [ 4-6 studente maksimumi ]
Stafi i qendres sone eshte i specializuar brenda edhe jashte vendit duke sjell eksperiencen me te mire ne fushen e mesimdhenies. Pas nje eksperience te gjate dhe te suksesshme ne mesimdhenien e gjuheve te huaja, “My Language Center” SJELL PER HERE TE PARE NE SHQIPERI: “Mesimin Online”.
Per me shume informacion mund te kontaktoni ne: info@mylanguagecenter.al

Mesimi Online
Krahas eksperiences qe kemi ne fushen e mesimdhenies se gjuhes se huaj, me zhvillimet e teknologjise ne kemi pershtatur mesimdhenien me hapat e sotem te teknologjise duke u pershtatur edhe kohes por edhe nevojave te idivideve. Teknologjia na sjelle shume avantazhe: kursimin ne kohe, shpejtesi e infomacionit, lehtesime ne komunikim etj. Ne keto avantazhe i kemi pershtatur ne mesimdhenie, per ta bere mesimin e nje gjuhe  te huaj me te lehte.
Mesimi i gjuhes te huaj tani eshte thjeshte edhe shpejt. Thjeshte me ane te nje klikimi.
Gjithcka cfare ju duhet jane :
  • Nje laptop / kompjuter
  • Nje llogari ne skype
  • Kufjet


My Language Center  Qender Kursesh – Perdorimi i Teknologjise ne Mesimdhenie
Po eshte kaq thjeshte. Te mesoni vetem me nje klikim nga laptopi juaj.
Funksionimi eshte i thjeshte. Ju zgjidhni se kur edhe sa doni te mesoni. Nuk keni me nevoje te dilni nga shtepia apo te udhetoni per te shkuar ne qendren me te afert te kursit. Tani me ane te teknologjise ne jemi prane jush.
Duke shijuar komoditetin qe ju gjeni tek shtepia juaj tani njekohesisht mund edhe te mesoni nje gjuhe te huaj.
Duke zgjedhur qe ju te keni trajnuesin tuaj personal per tu pergatitur per testimin e rradhes, per te rritur aftesite tuaj ne komunikim, apo per te pervetesuar nje gjuhe te huaj per te punuar ne nje treg te huaj. Kete gje mund ta arrini tani thjeshte edhe shpejt.

Trajnues personal, komoditet edhe shpejtesi
Nese nuk jeni i sigurte apo ndjeni frike, ne ju ofrojme mundesine qe te provoni sherbimet qe ne ofrojme pa asnje lloj detyrimi. Ju mund te beni nje ore mesimore pa qene te detyruar te beni pagese, pastaj jeni ju qe vendosni nese doni te vashdoni te avanconi me tej.



Per informacion te metejshem ndiqni linkun  Kliko ketu ===> : My Language Center   <=====
Një njeri i vjetër i tha nipit
"Biri im brenda nesh ekziston një betejë mes dy ujqërve.
Njëri është djallëzor. Është nervoz, xheloz, inferior, gënjeshtar, egoist, lakmitar dhe lëndues.
Tjetri është i mirë. Është i lumtur, paqësor, i dashur, besnik dhe i ndjeshëm."
Djali mendoi për këtë dhe pyeti,
" Gjysh cili ujk fiton?"
Plaku i vjetër ia ktheu,
" Ai të cilin ti e ushqen."
Ja vlen te perkulesh per dike qe ka shume vlera.Per dike qe e do dhe te do! Per dike qe te larteson para tjerve,e jo qe te bene te ulesh koken,me prezencen e saj...

Dashuria e Nenes

I kerkoj falje nenes sime sepse...
Ajo ka ndjere dhimbje gjat lindjes sime.
ka ndenjur pa gjume per te me rritur dhe edukuar.
Ka qare kur une kam qare.
Eshte gezuar kur ka degjuar te qeshurat e mia te para.
Eshte semure kur (une) kam qene semure.
Eshte sheruar kur une jam sheruar.
Ka duruar zhurmat dhe shushurimat e mia.
mi ka falur gabimet e mia qe i kam bere ndaj saj, mi ka permendur te mirat e mia.
NENA, eshte gjeja me e shenjte ne bote qe deri ne frymen e fundit nuk te braktis

Dashuria e vajzes per babain nuk njeh kufi



Historia filloi kohë më parë, kur një burrë dënoi vajzën e tij 5 vjeçare për humbjen e një sendi të vlefshëm, dhe të ardhurat në atë kohë ishin shumë të pakta...
Një mëngjes vajza i solli të atit një dhuratë dhe i tha: Kjo është për ty babi...
Babai ishte shume i nevrikosur dhe i zënë ngushtë e hapi kutinë ... zemërimi i tij arriti kulmin kur pa se kutia ishte bosh, nuk kishte asgjë brenda.
Shikon në sy vajzën dhe i thotë në mënyrë të rreptë:
Nuk e di ti se kur bëhet një dhuratë , brenda në kuti duhet të vendoset diçka ?
Vajza duke e vështruar nga poshtë lart të atin, me lot në sy i thotë:
Babi... nuk është e zbrazët. E kam mbushur plot e përplot me puthje për ty.
I ati u ndje shumë keq.
Ai u gjunjëzua, përqafoi fort vajzën dhe i kërkoi të falur.
Pas asaj dite , për gjithë pjesën tjetër të jetës, ai gjithmonë e mbante kutinë në shtratin e tij dhe sa herë që ndihej i mërzitur, hapte kutinë dhe imagjinonte puthjet e vajzës që i përkëdhelnin fytyrën, dhe tërë dashurinë e saj që ajo kishte mbyllur aty...!

25 fakte magjepsëse për dashurinë

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

Sot Eshte Nje Dite E Bukur - Lexoje dhe Shperndaje


Autobusi me të cilin kthehesha nga puna, si zakonisht, ishte i stërmbushur me njerëz, të cilët më shtynin andej këndej, e kjo ma shtonte më tepër nervozizmin që e kisha.
Papritmas dëgjova një zë të thellë nga pjesa e përparme e autobusit:
"Sot është një ditë e bukur!"
Kush mund të jetë ky njeri që kjo ditë e vranët e me shi, dhe në këtë autobus me plot njerëz t’i duket e bukur. U mundova ta shoh, por turma e madhe ma pamundësonte këtë.
Mezi prisja të mbërrija në stacionin tim, të zbres nga autobusi dhe të ikja nga kjo rrëmujë e krijuar.
Ja arrita në stacionin tim. Fillova të “përpihem” përmes turmës dhe të arrij deri te dalja. Dola nga autobusi..., dhe në vend se të eci, u ndala. Kureshtja më shtynte ta shoh njeriun të cilit kjo ditë i dukej e bukur. Ktheva kokën dhe pash një njeri me mjekër të zezë, me syze të zeza dhe me një shkop të bardhë në dorë.
Ishte i verbër!
Në atë moment ndjeva një keqardhje ..., jo për njeriun, por për veten time.
Krijuesi më takoi me njeriun e verbër që unë të shoh. Të shoh, se ndonjëherë edhe pse gjërat shkojnë keq... edhe pse unë mendoj se çdo gjë është e zezë dhe e mjerueshme, bota vazhdon të jetë e bukur.
Me hapa të shpejtë vazhdova rrugën për në shtëpi, dhe mezi prisja t’i takoj të dashurit e mi e t’ju them se “sot është një ditë e bukur!"

Poezi Dashurie per Sms

Perse sonte edhe yjet nuk shkelqejn?
A thua edhe ato mungesen tende e ndjejn.
Te lutem mendo pak ne mua, dhe ne zemren
tende ruaje nje vend per mua. TE DUA


 
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s’të harroj!


***
Një ditë Zoti po mendonte,
diqka zemrës time ti dhuronte..
te gjith engjujt rreth vetës mblodhi
dhe për zemrën time vetëm ty të zgjodhi.


***
Në mes të natës po kërkoj dritë..?
Në mes të borës po kërkoj ngrohtësi..?
Në mes të dimrit po kërkoj veren..?
Në mes të zemrës tënde s’mund ta gjej vetën..?


***
Te puth buzen qe te flejsh embel,
Te puth syrin qe te shofish enderr,
Te puth faqen qe te ndjehesh mir,
Me 1000 puthje te them naten e mir.


Vashdo te lexosh me shume me poshte ne kete postim =>

Cdo te thote dashuri? cdo te thote te duash? Dashuria ?

Dashuria eshte gezimi per tu bere dy.
Dashuria eshte frika per tu bere tre.
Dashuria eshte tmerri per te ngelur nje.
Dashuria eshte dobesia fizike e shpirtit
Dashuria eshte poezia e ndjenjave

Dashuria eshte nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte.Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre, dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te keshtjelles
Dashuri ashte qe te ben te dashurosh
Dashuria eshte qe te ben te gezosh,
Dashuria eshte qe te ben te vajtosh
Dashuria eshte lumturi kur e ke prane
Dashuria eshte sherim kur ke doktorrin ose doktorreshen afer.
Dashuria eshte semundje dhe iluzion kur je larg.
Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte."
Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes."
Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerzit e tjere.
Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi."
Dashuria eshte e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.
Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
Dashuria eshte liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mire.
Dashuria qendron ne zemer prandaj sduhet te zgjedhi vetem me sy.
Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... jane velat e dashurise pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetes komplekse
Dashuria eshte celsi prej floriri qe hap dyerte e lumturise.
Shoqeria perfundon ne dashuri ndonjehere, dashuria ne shoqeri ? Kurre

Larg syrit larg zemres ( lexoni kete histori per te mesuar me shume )

Me kujtohet mire ajo dite.Ka qene shtator dhe plot 6 vite me pare.

Isha 19vjec ajo ishte 17.Nuk e kisha pare qe prej shume kohesh.Papritur me drejtohet me pershendet.Nuk di se si por buzeqeshja e saj,syte e bukura blu dhe fytyra e bardhe e plote si hene mu nguliten thelle ne zemer.

Ndjeva nje rendim te papritur,shpirti ne peshe,doja ta shihja gjithnje sidomos kur buzeqeshte me dhimbte ne shpirt .Gjithcka e saj me rrembente, floket e kuqe me onde vetullat e saj dhe sidomos perhyerjet tek syte kur qeshte o Zot.

Ajo nuk jetonte ne qytetin tim.Ishte ne rrethin e te njohureve te familjes time por nuk kishim lidhje gjaku.Ajo do te rrinte nje jave tek dasma e nje djali(kushuriri im) qe ishte e ftuar dhe pastaj do ikte.Kjo gje ishte vdekje per mua.Nuk me hahej asgje, i menduar, dhe behesha teper xheloz kur rastesisht ne dasem mund ta prekte ndonjeri ne menyre ngacmimi kur kercenin vallezim.

Dhe me ne fund erdhi dita qe do ikte.Une as gje nuk munda ti thoja.Vetem se ajo e ndjente ajo me kuptonte ajo e dinte se cfare fshihnin syte e mi.Te tjeret gjithashtu kishin kuptuar dicka.Ndersa une u mbylla ne vetvete e kisha zjarr ne zemer qe me digjte papushuar.Doja ta kem prane,te ishte vetem e imja e askujt tjeter.Ta shterngoja ne krah perjete,te vdisja ne preherin e saj.

Dhe pak fillonte shkolla hyja ne vit Katert.Ditet te padurueshme,fillova gjithnje me teper te diferencohesha nga shoket.U dhashe mbas kitares,cigares dhe leximit.Nje dite mes tere asaj torture shpirterore,malli dhe dashuria me shtyu te merrja shokun tim me makine te nisesha per ne qytetin e saj nuk isha ne gjendje te rrija me pa e pare.E marr tek numri ne telefon tek numri i shtepise.E njoha zerin e saj fillova te dridhem nga emocionet dhe gezimi ne te njejten kohe.Nuk di por jeta me dukej kot pa ate.I thashe qe doja te takoja.Erdhi dhe me takoji e buzeqeshur si eshte perhere.Shkova vetem me te per te pire dicka,folem folem folem aq gjate sa qe me ne fund mbeta aq i habitur sa qe vdekjen e parashikoja por qe te me donte ajo mua kuuurr.Mu afrua me puthi ne faqe e me tha qe une i kam thene dhe mamit qe pa ty nuk rrij dot.Gati sa nuk ngriva

Albanian SMS, Photo, Love Photo, Photo of love















 

Kerkoni Ketu!

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online

Featured Post

MY Language Center - Qender Kursi

My Language Center-Qender Kursesh [ Kurse te gjuheve te huaja ] | [ Kurse individuale & ne Grup ] | [ Mesim Online ] My Language Cen...