Dashuria e vajzes per babain nuk njeh kufi
Historia filloi kohë më parë, kur një burrë dënoi vajzën e tij 5 vjeçare për humbjen e një sendi të vlefshëm, dhe të ardhurat në atë kohë ishin shumë të pakta...
Një mëngjes vajza i solli të atit një dhuratë dhe i tha: Kjo është për ty babi...
Babai ishte shume i nevrikosur dhe i zënë ngushtë e hapi kutinë ... zemërimi i tij arriti kulmin kur pa se kutia ishte bosh, nuk kishte asgjë brenda.
Shikon në sy vajzën dhe i thotë në mënyrë të rreptë:
Nuk e di ti se kur bëhet një dhuratë , brenda në kuti duhet të vendoset diçka ?
Vajza duke e vështruar nga poshtë lart të atin, me lot në sy i thotë:
Babi... nuk është e zbrazët. E kam mbushur plot e përplot me puthje për ty.
I ati u ndje shumë keq.
Ai u gjunjëzua, përqafoi fort vajzën dhe i kërkoi të falur.
Pas asaj dite , për gjithë pjesën tjetër të jetës, ai gjithmonë e mbante kutinë në shtratin e tij dhe sa herë që ndihej i mërzitur, hapte kutinë dhe imagjinonte puthjet e vajzës që i përkëdhelnin fytyrën, dhe tërë dashurinë e saj që ajo kishte mbyllur aty...!
Subscribe to:
Post Comments
(
Atom
)
No comments :
Post a Comment