Powered by Blogger.
Një njeri i vjetër i tha nipit
"Biri im brenda nesh ekziston një betejë mes dy ujqërve.
Njëri është djallëzor. Është nervoz, xheloz, inferior, gënjeshtar, egoist, lakmitar dhe lëndues.
Tjetri është i mirë. Është i lumtur, paqësor, i dashur, besnik dhe i ndjeshëm."
Djali mendoi për këtë dhe pyeti,
" Gjysh cili ujk fiton?"
Plaku i vjetër ia ktheu,
" Ai të cilin ti e ushqen."
Ja vlen te perkulesh per dike qe ka shume vlera.Per dike qe e do dhe te do! Per dike qe te larteson para tjerve,e jo qe te bene te ulesh koken,me prezencen e saj...

Dashuria e Nenes

I kerkoj falje nenes sime sepse...
Ajo ka ndjere dhimbje gjat lindjes sime.
ka ndenjur pa gjume per te me rritur dhe edukuar.
Ka qare kur une kam qare.
Eshte gezuar kur ka degjuar te qeshurat e mia te para.
Eshte semure kur (une) kam qene semure.
Eshte sheruar kur une jam sheruar.
Ka duruar zhurmat dhe shushurimat e mia.
mi ka falur gabimet e mia qe i kam bere ndaj saj, mi ka permendur te mirat e mia.
NENA, eshte gjeja me e shenjte ne bote qe deri ne frymen e fundit nuk te braktis

ME DHIMBJE


Te rrosh eshte dhembje,
Eshte dhembje vertet!
Ngrysesh, gdhihesh i zgjuar a ne enderr
S’e di se c’te ndodh, a c’te prêt.
Dhembje te ecesh i vetem ne rruge,
Kepucet e tua te ndjesh,
Dhembje te hash pak supe e pak buke,
Te presesh me dhembe nje presh.
Dhembje te ndjesh nje sharje pas shpine
Nga nje udhetar qe s’e njeh,
Dhembje kur miqte s’ta shkelin shtepine
Dhe s’duan te dine si je.
DRITERO AGOLLI

JETA JONË ËSHTË NJË JEHONË

Nje djale bashke me babain e tij po ecnin se bashku neper male.
Papritmas,djali i tij rrezohet dhe nga dhimbjet bertet:''Ah!
I befasuar degjon zerin qe perseritet diku neper male:''Ah!''
Kurioz sic ishte,therret:''Kush je ti ?''.
Menjehere merr pergjigjen:''Kush je ti ?''Pastaj i bertet maleve:''Te urrej!
''Zeri pergjigjet:''Te urrej !''.I zemeruar nga pergjigja therret:''Frikacak!''.
Pergjigja qe merr ishte :''Frikacak!''.
Kthehet nga i ati dhe e pyet:''Cfare po ndodh ?''I ati buzeqesh dhe i thote:
''Biri im,ki mendjen tani.''Burri therret fort:''Ti je nje kampion!''
Zeri pergjigjet.""Ti je nje kampion!''Djali u cudit por nuk arriti te kuptonte.
Atehere i ati i shpjegoi:"Kjo quhet JEHONE,por ne fakt kjo eshte JETA.
Te kthen gjithcka qe ti thua ose ben.Jeta jone eshte thjesht nje reflektim
i veprimeve tona.Nese do me shume dashuri ne bote,krijo me shume dashuri ne zemren tende.Nese do me shume siguri,permireso sigurine tende.
Kjo mardhenie zbatohet ne cdo gje ne jete;
Jeta do te ktheje gjithcka qe i ke dhene...

Dashuria e vajzes per babain nuk njeh kufi



Historia filloi kohë më parë, kur një burrë dënoi vajzën e tij 5 vjeçare për humbjen e një sendi të vlefshëm, dhe të ardhurat në atë kohë ishin shumë të pakta...
Një mëngjes vajza i solli të atit një dhuratë dhe i tha: Kjo është për ty babi...
Babai ishte shume i nevrikosur dhe i zënë ngushtë e hapi kutinë ... zemërimi i tij arriti kulmin kur pa se kutia ishte bosh, nuk kishte asgjë brenda.
Shikon në sy vajzën dhe i thotë në mënyrë të rreptë:
Nuk e di ti se kur bëhet një dhuratë , brenda në kuti duhet të vendoset diçka ?
Vajza duke e vështruar nga poshtë lart të atin, me lot në sy i thotë:
Babi... nuk është e zbrazët. E kam mbushur plot e përplot me puthje për ty.
I ati u ndje shumë keq.
Ai u gjunjëzua, përqafoi fort vajzën dhe i kërkoi të falur.
Pas asaj dite , për gjithë pjesën tjetër të jetës, ai gjithmonë e mbante kutinë në shtratin e tij dhe sa herë që ndihej i mërzitur, hapte kutinë dhe imagjinonte puthjet e vajzës që i përkëdhelnin fytyrën, dhe tërë dashurinë e saj që ajo kishte mbyllur aty...!

Cdokush do te lendoje ,,,, por ti duhet te gjesh ata te cilet ja vlen te vuash


E verteta eshte se cdokush do te lendoje.
Ti vetem duhet te gjesh ata per te cilet ja vlen te vuash

Depresioni dimeror, pese menyra per ta mposhtur

Cilat jane simptomat? Dhe mbi te gjitha cfare mund te bejme per te mos u kapur nga dembelizmi? Drita dhe lengu jetesor. Nuk eshte vetem nje menyre te theni, perkundrazi ka arsye biologjike shume te rendesishme qe shpjegojne disa sjellje: deshra per te dale dhe ndoshta per te gjetur dashurine gjate mujave te bukur te veres dhe deshira per te qendruar mbyllur ne shtepi ne muajt e dimrit.

Renia e drites, e cila ndodh kyresisht me nderrimin e ores, rrit prodhimin e melatonit, qe ndikon disa hormone dhe kane tendence per te bere dembel trupin tone. Pervec kesaj ul serotoninen duke stimuluar deshiren per embelsira. Sipas klinikes Cleveland (USA), ekziston nje c’rregullim qe quhet deprsion dimeror, qe godet nga 10 deri ne 20 perqind te popullsise. Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, amerikanet e veriut, jane viktima te deprsionit sezonal, 5 % perqind me shume sesa ata te jugut. Por e njejta gje vlen edhe per euriopianet, ne fakt ne vendet nordike ka nje norme me te larte te vetevrasjes.

Cilat jane simptomat?

Para se gjithash shtimi ne peshe, te shaktuara nga embelsirat dhe shtimi i oreksit. Gjithashtu kane tendence per te fjetur me shume, ndoshta ne pasdite kur ata kane mundesi, dhe behet me e veshtire per te mbajtur perqendrimin. Edhe nje deshire per te rene ne letargjik, eshte keshtu nje nervozizem i madh per te izoluar veten. Por ka menyra per te luftuar kete lloj depresioni, edhe pse mbi te gjitha do te duhet pak sforco personale, per te mos shkuar ne dembelizem.

Daljet e shpeshta. Nje metode e mire eshte dalja ne ajer te hapur sapo tju jepet shanci. Beni shetitje te gjata. Gjate dites ka pak gjasa te keni kohe, por mundohuni te shmangni transportin publik kur nuk eshte e nevojshme. Kjo per shkak te drites natyrale, edhe pse mund te jete ndermjetsuar nga rete, ndihmon shume per te rivendosur bioritmet e trupit. Ndryshoni llambat. Mjeket e kane quajtur terapine e dritave, duke perdorur llamba speciale ne menyre qe te riprodhojne rreze diellore. Ekzistojne te gjitha llojet, te medha, te vogla, keshtuqe mund ti vendosni ne vendet me strategjike, si skrivani etj. Ka edhe llamba qe riprodhojne spekrtin e driites me ngjyrat e ylberit.

Gjithashtu ne shtepi evitoni te perdorni abazhuret, ose perdet e erreta qe nuk lejojne driten e jashtme te hyje brenda. Mos vini syzet e diellit.Kjo eshte nje menyre e italianeve, por qe po rritet dukshem edhe te shqiptaret.

Mbajme gjithmone syze dielli me vete dhe i veme ne cdo rast.

Ne dimer kur dielli nuk eshte i forte, eshte mire qe te evitojme vendosjen e e tyre, sepse kjo gje kufizon sasine e drites qe nepermjet syve stimulon gjendren pineal. Ushtrimi i sportit.Sipas klinikes Mayo, eshte e rendesishme kryerja e ushtrimeve fizike ne menyre te rregullt per lehtesimin e stresit dhe ankthit mbi te gjitha, per luftimine depresionit sezonal. Ne rekomandojme seance 30 minuteshe ne palester, tre here ne jave.Gjthashtu edhe ecja ne natyre eshte nje terapi shume efikase dhe e keshillueshme.

Nje diete te shendetshme.Ushqim te shendetshem me fruta dhe perime, mund te ndihmojne te ndjeheni me ne forme. Eshte e rendesishme qe te perdorim ushqime me vitamine D, per te kapercyer renien e drites dhe kocka te forta, si dhe vitamine B qe ndihmon ne lehtesimin e stresit menjehere. Kosultohuni me mjekun tuaj, ne rast te mungesave dhe merrni shtese vitamina.

25 fakte magjepsëse për dashurinë

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

Komunikimi ndermjet gruas dhe burrit

 
“S’kam çfarë të bëj, vërtet që nuk kuptohem dot me burrin!”
“Pse, çfarë ndodhi?” i thotë shoqja.
“I thashë që s’dua ta shoh më!”
“Po ai çfarë tha?”.
“Thjesht, fiku dritën e dhomës dhe u shtri”.

Vlera e Nje Casti

Na mësojnë të numërojmë sekondat, minutat, orët, ditët, vitet. Por askush nuk na mëson vlerën e një çasti.
| Donato Carrisi |


Historia e lapsit dhe pese mesimet e jetes qe duhet ti mesoni cdo femije

Historia e Lapsit
Një fëmijë po shikonte gjyshen e tij që po shkruante një letër dhe e pyeti:
- Gjyshe mos ndoshta po shkruan një histori për mua?
Gjyshja pushoi së shkruari, buzëqeshi dhe i tha nipit të saj: 
- Po me të vërtetë po shkruaj diçka për ty. Por ajo që është më rëndësishme se fjalët, është pikërisht ky laps që po përdor. Do të doja që kur të rritesh të bëhesh si ky laps.
Djali i habitur, po shikonte me kujdes lapsin por nuk po dallonte asgjë të veçantë.
- Ky laps është i njëjti me të gjithë lapsat e tjerë që kam parë.
- Gjithçka varet nga mënyra me të cilën i shikon gjërat. Lapsi ka 5 veçori, të cilat nëse do të arrish t’i mbash do të jesh gjithmonë një njeri që do të gjendet në harmoni me botën.
Veçoria e parë: Mund të bësh gjëra të mëdha, por mos harro kurrë se ekziston një dorë që udhëheq hapat e tu.
Veçoria e dytë: Herë pas here duhet të ndaloj së shkruari dhe të përdor prehësen. Kjo gjë e bën lapsin të vuajë pak, por e bën më të mprehtë. Kështu duhet të mësosh të durosh disa prova pasi do të të bëjnë njeri më të mirë.
Veçoria e tretë: lapsi ynë, lejon gjithmonë të përdorim gomën për të fshirë gabimet. Duhet të kuptosh se të korigjojmë diçka që nuk bëmë mirë nuk është gjë e keqe, por e rëndësishme që të mbetemi në rrugën e drejtë.
Veçoria e katërt: Vlera e lapsit nuk gjendet tek druri apo tek forma e tij e jashtëme, por tek grafiti që ka brenda. Duhet të përkujdesesh gjithmonë për atë që ndodh brenda teje.

Veçoria e pestë: Le gjithmonë një shenjë. Kështu pra, të dish se çfarëdo që të bësh do të lëjë gjurmë dhe të përpiqesh të jesh i vetëdijshëm për çdo veprim që bën.

Dashuria e djalit per babain

Një djalë mori babain e tij ne moshe te thyer dhe shkuan në një restorant shumë luksoz. Babai ishte shumë i vjetër dhe se fundmi kishte probleme me shendetin. Ndërsa po hante, copëza ushqimesh i binin duke i bërë pis këmishën dhe pantallonat e tij. Të gjithë klientët e tjerë po i shikonin me përbuzje, ndërsa i biri vazhdonte të darkonte totalisht i qetë.
Sapo mbaroi ushqimin e tij, i biri mori babain e tij në tualet dhe e pastroi nga mbetjet e ushqimeve, i pastroi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij. Kur dolën nga tualeti i gjithë restoranti po shikonte djaloshin dhe po e admironin ne heshtje...
Djaloshi mori për krahu të atin dhe u drejtua drejt daljes. Në atë moment një klient i moshuar i thirri djaloshit dhe e pyeti:
- A nuk mendoni se keni lënë diçka pas?
- Jo nuk kam lënë diçka, u përgjigj djaloshi.
- Po keni lënë, tha plaku. "Latë një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba’’.
I gjithë restoranti ishte pushtuar nga heshtja.


Destinacioni juaj ...

''Kurrë nuk do të arrish
në destinacionin tënd
nëse do të ndalosh
për të gjuajtur me gurë
ndaj çdo qeni që të leh''

Winston Churchill

Perqafimi

Bashkeshorti i thote gruas: "Zemer, duhet te mesosh te perqafosh gabimet e tua." 
Pastaj ajo e perqafoi ate shume fort. 


Si ta qetesosh bebin tuaj ne nje sekond? Ja sekreti

Dr. Robert Hamilton ju sjell nje video edhe nje teknike shume unike e quajtur " The hold apo Mbajtja" .  Doktorri thote se e ka provuar rreth 800 here kete teknike dhe pothuajse te gjitha heret ka funksionuar me vajzen e tije 6 javeshe.
Doktorri jep udhezimet hap pas hapi sesi duhet te veprosh qe bebi juaj te pushoje se qari ne sekond si me magji. Ai gjithashtu shprehet se teknika te tjera si te ecurit, mbajtja me fytyre poshte jane disa teknika te mira por metoda e doktorrit eshte me efikase rreth 90 % krahasur me te tjerat.


Doktorri shprehet gjithashtu se cdo gje duhet te behet me kujdes edhe pa ushtruar shume force apo me e lekundur shume. 

Gjithashtu kjo metode nuk eshte efikase per femijet qe jane me te medhenj sesa 3 muajsh, pra nese keni nje bebi foshnje provojeni kete metode. 

Kujdes ndiqni me kujdes hapat qe shpjegon doktorri dhe shperndajeni kete postim me miqte tuaj qe tju vijne ne ndihme. 

                                                                                           Perktheu : MLC Albania


Sot Eshte Nje Dite E Bukur - Lexoje dhe Shperndaje


Autobusi me të cilin kthehesha nga puna, si zakonisht, ishte i stërmbushur me njerëz, të cilët më shtynin andej këndej, e kjo ma shtonte më tepër nervozizmin që e kisha.
Papritmas dëgjova një zë të thellë nga pjesa e përparme e autobusit:
"Sot është një ditë e bukur!"
Kush mund të jetë ky njeri që kjo ditë e vranët e me shi, dhe në këtë autobus me plot njerëz t’i duket e bukur. U mundova ta shoh, por turma e madhe ma pamundësonte këtë.
Mezi prisja të mbërrija në stacionin tim, të zbres nga autobusi dhe të ikja nga kjo rrëmujë e krijuar.
Ja arrita në stacionin tim. Fillova të “përpihem” përmes turmës dhe të arrij deri te dalja. Dola nga autobusi..., dhe në vend se të eci, u ndala. Kureshtja më shtynte ta shoh njeriun të cilit kjo ditë i dukej e bukur. Ktheva kokën dhe pash një njeri me mjekër të zezë, me syze të zeza dhe me një shkop të bardhë në dorë.
Ishte i verbër!
Në atë moment ndjeva një keqardhje ..., jo për njeriun, por për veten time.
Krijuesi më takoi me njeriun e verbër që unë të shoh. Të shoh, se ndonjëherë edhe pse gjërat shkojnë keq... edhe pse unë mendoj se çdo gjë është e zezë dhe e mjerueshme, bota vazhdon të jetë e bukur.
Me hapa të shpejtë vazhdova rrugën për në shtëpi, dhe mezi prisja t’i takoj të dashurit e mi e t’ju them se “sot është një ditë e bukur!"

Endrrat...

Endrat nuk jane kurre te kota ..Ne momentet e tua me te veshtira eshte gjithmon nje enderr qe te jep force te jetosh..

Beni kujdes me celesat tuaj. Shikoni sa lehte mund te kopjoni edhe ju celesin

Ne videon e meposhte do tju tregojme sesa e thjeshte eshte te kopjosh nje celes.

Beni kujdes ku i vendosni celesin tuaj sepse personat e tjere mund ta kopjojne shume lehte dhe ta perdorin per qellime keqbere.

Po kjo video ka edhe qellim edukativ. Me ane te kasaj ju merrni njohurite e duhura sesi te kopjoni nje celes edhe ta perdorni ne rast nevoje

Shprendaj me nje mik kete video










Eshte cudi kur je femer

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c’udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer…
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit…
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c’udhetim te mahnitshem kane marre…

Mimoza Ahmeti
 

Kerkoni Ketu!

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online

Featured Post

MY Language Center - Qender Kursi

My Language Center-Qender Kursesh [ Kurse te gjuheve te huaja ] | [ Kurse individuale & ne Grup ] | [ Mesim Online ] My Language Cen...