Asgje nuk ma mposht mallin per ty, as kjo fotografi nga e cila ti me buzeqesh palodhur. Brenda shpirtit tim dicka eshte fikur, dicka eshte tretur dhe ka mbetur nje plage nga e cila me duket se sdo te sherohem kurre.Mirepo ti vendose te shkosh pavaresisht nga lutjet e mia, a thua se atje ku shkoje te priste parajsa, paditur e pa menduar gjate harroje se parajsen e kishim ne. Une edhe ti.
Neper buzeqeshje ne fjale , ne enderrime ne te kuptuarit e asaj cfare ishim e asaj cfare benim, nga vetem nje shikim te hynim ne brendine e tjetrit dhe te kuptoheshim thellesisht.
Por te gjitha keto tu duken me pak se ato te mallkuara para pas te cilave ti rende.
Ti qe i shkaterrove te gjitha me vetedije te plote, ti qe premtoje kthim dhe une qe nuk doja te te prisja......mirepo padashur te prisja...deri ne ate dite te mallkuar kur harrova si merrej fryme dhe emrin tend e degjova rastesisht ne gojen e nje gruaje te permendej me keqardhje ne autobuz te shoqeruar me nje ''i shkreti djale ishte aq i ri''. Emri yt.....aksidenti....makina....vdekje. Syve as vesheve nuk u zura bese ate cast, askush nuk e kuptoi dot ne ate autobuz te mallkuar nga i cili mora ate lajm ogurzi, se ckisha une e shkrehur ne lot qe vrapova si e cmendur te ikja prej andej............te ikja pabesuar ne asgje me shpirtin cope....
Fati eshte kaq i mbrapshte ndonjehere.....
Pas kaq kohesh serisht te mendoj duke mos mundur dot te jem e kthjellet sa here me vijne ne koke copeza nga jeta jone, shoqeruar me te njejten dhimbje nga e cila as koha duket se nuk ben dot punen e saj, te me sheroje .Asgje smund te jete ashtu si ishte me ty, asnjeri smund te behet ti. Dhe tani....me fal qe me duhet te te bej ty fajtor per gjithcka.......me duhet ta bej per te shpetuar nga e gjithe kjo peshe gerryese qe me dhemb pertej shpirtit....
No comments :
Post a Comment