Powered by Blogger.

Nënë, të detyrohem për gjithçka...

Ti je e vetmja që ke duruar të qarën time në mes të natës dhe ke sakrifikuar orët e gjumit për tu kujdesur për mua. Ti me atë dashurinë tënde të ëmbël,më ke veshur, më ke zhveshur, më ke larë dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mësuar se çdo të thotë të duash një mashkull dhe të vleresosh të qënit femër. Ti më ke treguar sekretet e jetës, si të jesh e sjellsh...me, e dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë, edhe kur të gjithë ishin kundra meje, më ke falur çdo gabim sikur të mos kishte ndodhur. Nënë, ti më ke përgatitur si të jem shumë veta brenda meje: shoqë, vajzë e dikujt, bashkëshorte, nënë edhe si të jem femër mbi të gjitha. Ajo ndjesia e përkëdheljes tënde, më mahnit tek përshkon flokët e mi, shoqëruar me atë shikimin tënd dhe duket sikur thotë: "Ah vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e bën edhe vetëm dhe unë jam kaq krenare per ty". Por, ajo që është krenare, jam unë për ty ..

-ÇDO MBRETËRESH KA MADHËSHTIN E SAJ, POR MADHËSHTIA E NËNËS SIME, ËSHT MBI TE GJITHA MBRETËRESHAT E BOTES..!
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment

 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online