Pages

Friday, August 21, 2015

Eshte cudi kur je femer

Eshte cudi kur je femer

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c’udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer…
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit…
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c’udhetim te mahnitshem kane marre…

Mimoza Ahmeti

Wednesday, June 10, 2015

Historia e nje cifti [ shume interesante ]


Si nuse e re dhe ashtu sic eshte e udhes, ajo u shperngul ne shtepine e saj te re. Siper dollapit te rrobave, vendosi nje kuti kepucesh dhe e porositi burrin qe te mos e prekte...pune grash. Dhe ai nuk tregoi asnjehere interes per ate kuti. Madje kaluan plot 50 vjet dhe nuk e preku nje here me dore. Kur e shoqja u semur rende, e shtyu kureshtja ta pyeste per kutine. Pasi e mori ne dore, u ul dhe e hapi ne prani te se shoqes. Brenda gjeti dy çentro dhe nje tufe me para.
"C'jane keto ?"-iu drejtua asaj.
"Kete kuti ma dha nena diten qe u martuam,tha ajo-dhe me porositi:"Bija ime! Sa here qe te merzitesh me burrin, merr dhe bej nje çentro,derisa te qetesohet situata. Me pas sqaroji gjerat ashtu si eshte e udhes"
Atij iu mbushen syte me lot, sepse gjate gjithe jetes, vetem dy here e kishte merzitur gruan e tij te dashur.
"Po gjithe keto leke,ç'jane?"-pyeti i habitur.
"Jane leket qe kam fituar nga çentrot qe kam shitur"-u pergjigj ajo

p.s. mos e mbushni kutine me leke 

Saturday, May 30, 2015

Poezi Dashurie per Sms

Perse sonte edhe yjet nuk shkelqejn?
A thua edhe ato mungesen tende e ndjejn.
Te lutem mendo pak ne mua, dhe ne zemren
tende ruaje nje vend per mua. TE DUA


 
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s’të harroj!


***
Një ditë Zoti po mendonte,
diqka zemrës time ti dhuronte..
te gjith engjujt rreth vetës mblodhi
dhe për zemrën time vetëm ty të zgjodhi.


***
Në mes të natës po kërkoj dritë..?
Në mes të borës po kërkoj ngrohtësi..?
Në mes të dimrit po kërkoj veren..?
Në mes të zemrës tënde s’mund ta gjej vetën..?


***
Te puth buzen qe te flejsh embel,
Te puth syrin qe te shofish enderr,
Te puth faqen qe te ndjehesh mir,
Me 1000 puthje te them naten e mir.


Vashdo te lexosh me shume me poshte ne kete postim =>

Te dua

Te dua si askush ne kete bote
Te dua por nuk ta them dot
Te dua dhe ti nuk e din
E di qe kurre nuk do jesh me mua
Por un gjithmon do te te dua,
Te deshiroj si askend tjeter
Sa keq qe ti je me nje tjeter…

Friday, May 29, 2015

HARTIMI I NJË NXËNËSI

Mësues shërbeja dikur në një fshat.
Temë hartimi "NËNA"kishja një ditë.
Nxënësit shkruanin në fletën e bardhë,
Me vizore në dorë unë mbaja qetësi.



E çfarë nuk shkruanin ata për Nënën!
Dhe partinë e kishin ngatërruar me të.
Ca ngjanin si det i thellë,i trazuar,
Ca ngjanin si qiell pa fund,pa re.

Dikush nuk shkruante në fletore
Dhe penën mendueshëm mbante në dorë.
-Pse nuk shkruan?-i fola me zë të ashpër-
Hartimi nuk është më shumë se një orë

Fletoret rrëmbeva në fund të mësimit.
Me çantën në sqetull shkova në shtëpi.
Qortimet fillova në dritën e kandilit.
U shtanga përpara hartimit të tij.

Thjesht kish shkruar fëmija i brishtë:
Ah,Sikur ta kishja,ta puthja një herë!
Jetimi katrën më kish vënë në shpirt,
Kurse unë në fletore,dhjetën pa vlerë.

Atë natë lotët më rrodhën gjer në mëngjes.
Dhe zemra copë-copë nga dhimbja qe çarë.
Duke puthur hartimin i kërkova ndjesë.
Unë veten dhe jetimin prapë kisha vrarë....

Për mua ai nuk ishte një hartim.
E çfarë të shkruante vogëlushi më tepër?!
Sa shumë kish thënë fëmija jetim!
Hartimi i tij ishte një kryevepër

Saturday, January 31, 2015

Kurr mos gjykoni te tjeret - Nje histori prekese

Nje doktor hyri me nxitim ne spital pasi ishte telefonuar per nje urgjence ne spital. Ai shkoi direkt per tek dhoma e operimit, tek korridori gjeti te atin e djalit qe priste doktorin: " Pse tu desh kaq kohe te vije? Se di qe jeta e djalit tim eshte ne rrezik? TI nuk ke sens pergjegjsie?"

Doktori buzeqeshi dhe i tha: - Me fal por nuk isha ne spital dhe erdha aq shpejt sa munda pasi me telefonuan dhe tani qetesohuni. -''Te qetesohem? Po sikur djali juaj te ishte tani ne dhomen e operimit? Do te ishit ju i qete? Djali juaj te vdiste tani cfare do te beje ti?!'' Doktori buzeqeshi dhe ju pergjigj: ''Sic thuhet nga dheu ne jemi te krijuar dhe ne dhe do kthehemi i bekuar qoft emri i Zotit.. Doktoret nuk mund te shpetojne jete. Shko dhe lutu per djalin tend ne do bejme me te miren me ndihmen e Zotit.'' "Te japesh keshilla kur nukje i shqetesuar eshte kaq e lehte ''-mermeriti babai i djalit"
Operimi zgjati disa ore mbasi doktori doli jashte i lumtur " fale zotit djali jot shpetoj" i tha te atit te djalit. Dhe papritur qe babai i djalit ti kthente pergjigje doktori i tha qe per cdo pyetje qe kishte te pyeste infermjeren!! "Pse eshte kaq arrogant " ai mund te priste disa minuta sa te pyesja mbi gjendjen shendetesore te djalit tim i tha infermjeres. Infermjerja ju pergjigj me lot ne sy: " Djali i tij vdiq dje ne nje aksident rrugor, ai ishte ne varrimin e djalit te tij kur ne i telefonuam per djalin tuaj. Dhe tani qe ai shpetoj jeten e djalit tuaj shkoj me nxitim per te varrosur djalin e tij

Thursday, November 28, 2013

Lufta - poezi shqip

E dashur ne jemi në luftë
Që nga takimi jonë i parë dashurie
Lufta jonë s’ ka të ndalur
Në arenë të dashurisë ne përleshemi ashpër
Si gladiatorët për jetë a vdekje
E në mes nesh nuk derdhet gjak...
S’ ka viktimë që më s' mund të ngjallet
Fushat dhe malet mbesin të shtangura
Nga puthjet dhe shtrëngime zemrash
Të armatosur jemi nga dhëmbë dashurie
Me lulet që ngrihen si ushtarët në roje
Me drunj, gjelbrim e përronjët për rreth
Që për luftën tonë - pambarimisht luten
Në duel t’ mos humbim njëri -tjetrin
Nga një shikim i tepërt, apo një fjalë e mangët
Mbi supet e tua rëndon frikëshëm dashuria
E mbi mua dridhja mos të të lendojë
Në arenë të luftës ne takohemi të ndrojtur
E nga beteja ndahemi pa humbje jetash
Mbesim vetëm të plagosurit e betejës
Të plagosur nga sytë, buzët dhe duart tona
Që me padurim presin për beteja të reja
Në luftën tonë e dashur asnjëherë të mbaruar.



Thursday, November 14, 2013

Cdo te thote dashuri? cdo te thote te duash? Dashuria ?

Dashuria eshte gezimi per tu bere dy.
Dashuria eshte frika per tu bere tre.
Dashuria eshte tmerri per te ngelur nje.
Dashuria eshte dobesia fizike e shpirtit
Dashuria eshte poezia e ndjenjave

Dashuria eshte nje Keshtjelle me mure te larta, qe ka vetem nje porte.Kur futesh ne te kjo dere mbyllet per te mos u hapur me kurre, dhe per te te lene ne gjelberimin e pafund te kopshteve te keshtjelles
Dashuri ashte qe te ben te dashurosh
Dashuria eshte qe te ben te gezosh,
Dashuria eshte qe te ben te vajtosh
Dashuria eshte lumturi kur e ke prane
Dashuria eshte sherim kur ke doktorrin ose doktorreshen afer.
Dashuria eshte semundje dhe iluzion kur je larg.
Dashuria eshte vuajtje kur je i sinqerte."
Dashuria ta djeg zemren si zjarri drute.
Dashuria eshte verbim kur vendoset para arsyes."
Dashuria eshte shurdhim kur te largon nga njerzit e tjere.
Dashuria eshte memece kur nuk ke fantazi."
Dashuria eshte e shkurter kur dashurohesh mbas te bukures.
Dashuria eshte roberi kur dashurohesh ndaj pasurise.
Dashuria eshte liri dhe lumturi kur dashurohesh me njeriun e mire.
Dashuria qendron ne zemer prandaj sduhet te zgjedhi vetem me sy.
Sakrifica ,sinqeriteti ,fantazia, arsyeja ,xhelozia dhe besimi ..... jane velat e dashurise pa to ajo humbet ne detin e trazuar te jetes komplekse
Dashuria eshte celsi prej floriri qe hap dyerte e lumturise.
Shoqeria perfundon ne dashuri ndonjehere, dashuria ne shoqeri ? Kurre

Larg syrit larg zemres ( lexoni kete histori per te mesuar me shume )

Me kujtohet mire ajo dite.Ka qene shtator dhe plot 6 vite me pare.

Isha 19vjec ajo ishte 17.Nuk e kisha pare qe prej shume kohesh.Papritur me drejtohet me pershendet.Nuk di se si por buzeqeshja e saj,syte e bukura blu dhe fytyra e bardhe e plote si hene mu nguliten thelle ne zemer.

Ndjeva nje rendim te papritur,shpirti ne peshe,doja ta shihja gjithnje sidomos kur buzeqeshte me dhimbte ne shpirt .Gjithcka e saj me rrembente, floket e kuqe me onde vetullat e saj dhe sidomos perhyerjet tek syte kur qeshte o Zot.

Ajo nuk jetonte ne qytetin tim.Ishte ne rrethin e te njohureve te familjes time por nuk kishim lidhje gjaku.Ajo do te rrinte nje jave tek dasma e nje djali(kushuriri im) qe ishte e ftuar dhe pastaj do ikte.Kjo gje ishte vdekje per mua.Nuk me hahej asgje, i menduar, dhe behesha teper xheloz kur rastesisht ne dasem mund ta prekte ndonjeri ne menyre ngacmimi kur kercenin vallezim.

Dhe me ne fund erdhi dita qe do ikte.Une as gje nuk munda ti thoja.Vetem se ajo e ndjente ajo me kuptonte ajo e dinte se cfare fshihnin syte e mi.Te tjeret gjithashtu kishin kuptuar dicka.Ndersa une u mbylla ne vetvete e kisha zjarr ne zemer qe me digjte papushuar.Doja ta kem prane,te ishte vetem e imja e askujt tjeter.Ta shterngoja ne krah perjete,te vdisja ne preherin e saj.

Dhe pak fillonte shkolla hyja ne vit Katert.Ditet te padurueshme,fillova gjithnje me teper te diferencohesha nga shoket.U dhashe mbas kitares,cigares dhe leximit.Nje dite mes tere asaj torture shpirterore,malli dhe dashuria me shtyu te merrja shokun tim me makine te nisesha per ne qytetin e saj nuk isha ne gjendje te rrija me pa e pare.E marr tek numri ne telefon tek numri i shtepise.E njoha zerin e saj fillova te dridhem nga emocionet dhe gezimi ne te njejten kohe.Nuk di por jeta me dukej kot pa ate.I thashe qe doja te takoja.Erdhi dhe me takoji e buzeqeshur si eshte perhere.Shkova vetem me te per te pire dicka,folem folem folem aq gjate sa qe me ne fund mbeta aq i habitur sa qe vdekjen e parashikoja por qe te me donte ajo mua kuuurr.Mu afrua me puthi ne faqe e me tha qe une i kam thene dhe mamit qe pa ty nuk rrij dot.Gati sa nuk ngriva

Histori dashurie ... Pa titull........Me e prekura qe kam lexuar

Vajza 17 vjecare tmerresisht dinte te dashuronte
dhe djali 20 vjecar dinte t'ja vleresonte.
Vajza e donte aq shume sa per te falte gjithcka
dhe djali e donte por vajzes kurre nuk ja tha.
Po djali ne zemer mbante nje sekret
qe nuk ja tha as te dashures se vet.
Vajza ia falte gjithe dashurine
por djali tek droga gjente qetesine.
sekretin e djalit vajza s'e kish zbuluar
qe djali drogohej ajo s'e kish kuptuar.
Dhe ditet iknin,iknin nje nga nje
dhe djali keqesohej,keqesohej gjithmone e me.
por dhe per djalin erdhi nje dite e mallkuar
vajza zbuloi sekretin kur i pa shenjat ne duar.
Ia mohonte djali"-asgje s'eshte e vertete,mos i beso syve,besome mua qe
te
dua dhe do te dua perjete"
vajza me lot ne sy nga djali u largua
ai e ndoqi nga prapa falje per ti kerkuar.

"-lerme te qete-i tha vajza,-me mos me kerko
lerme te qete te lutem,ne verte me do.
-Te lutem mos vrapo,te lutem ti ndalo
Pritme e dashurte te them vec nje fjale."

vajza djalin nuk e degjonte
me lot ne sy ajo vetem vraponte.

"-Kujdes-bertiti djali-kujdes,nje makine!"
Por vjaza ......

Monday, November 11, 2013

Si do te propozonit nje vajze ose nje djale??

Si eshte e mundur qe mua me duhet te kaloj 100 male per te arritur ty? Ndersa ti moj vajze, vetem me nje buzeqeshje me arrin luj syun.

N.q.s do te merrje 11 trendafila dhe te qendroje perballe nje pasqyre, ti do te shikosh 12 trendafilat me te bukura ne kete bote perqeshje.

Babai yt duhet te jete Bin Laden sepse ti qenke si BomBe!! :hahaha

A mund te me japesh foton tende...? [Pse?] Sepse deshiroj t'ia tregoj Santes cfare deshiroj per Kristmas!

A beson ne dashurine me shikim te pare apo me duhet te kaloj perseri para jush...?

Test per dashurine

 
Ky test është për vajzat

Çfarë mashkulli kerkoni

1 Ndodh që të ndesheni në rrugë me një djalosh bukurosh, i cili i ngjan shumë yllit të kinemasë që ju adhuroni.
a) Ngacmoheni menjëherë nga pamja e tij e jashtme.
b) Mendoni se është shumë tërheqës pasi ka një karakteristikë tepër të veçantë.
c) Mendoni se nuk do t'ju hedhë kurrë ndonjë vështrim dhe se i ndërron gratë sikurse pantallonat që mban veshur.

2 Në karakterin e një mashkulli vlerësoni...
a) Mashkulloritetin
b) Ndjeshmërinë
c) Sensin e humorit.

3 Ju pëlqejnë bisedat gjatë aktit seksual?
a) Po, veçse duhet të jenë fjalë të ngrohta dashurie.
b) Jo edhe aq shumë.
c) Po, veçanërisht kur qeshim së bashku.

MIREMENGJEZI SHPIRT


 Mengjezin fillova me emrin tend
kafen duke pir embelsisht,Pas nates...
te bujshme perplot ofsham trupi im
ishte molisur,
Isha ne krahet e tu
dhe u theva si lule trendafili e qindisur
mu ne gjoksin tend nje buri,Puthjet
tua ishin flake zjari,eh nmengjez se
qme mur malli,Kur u zgjova afer ste
kisha ne anen e majte jastekut tim,
por ngrohsin e trupit tend ende ndjej,
Aroma jote mbules mu kishte ber,
Kush esht aji se smund ta ndjesh
dashurin nga larg, Kush esht aji
qe thot dy shpirta nuk perpiqen dot,
Por ti vertet ishe mbrem me mua
ishe iluzioni im si vizion mu paraqite
E un ate qast sa shum e prita,Ishe
princi endrave te mija,Ishe tregimi
nje historije,Ti,ti dashurija ime,Ishe
vargu im,ishe poezija ime,Ishe simfonija
ime,Ishe balade dashurije cila me
perkundi ne valet shqetsuar shpirtit
tim.E un isha nje flet trendafili ne
ato vall duke luftuar mos te permbytem
ne ate knaqesi te qmendurise,Ne orret
e mengjezit u gjumosa e qet se dija
mbrem ishe me mua ti,o dashurija ime
e shejt...
 

Kontesha Drena

Besoni tek partneri? ( Nje histori e shkurter domethenese)

Nje djale dhe nje vajze e vogel duke lozur me njeri tjetrin. Djali kishte disa lodra me vete ndersa goca kishte disa embelsira. Djali I vogel I kerkoi vajzes te shekembenin embelsirat me lodrat. Dhe vajza pranoi.

Djali mbajti lodren me te bukur edhe me te madhe per vete ndersa vajza e vogel I dha te gjitha embelsirat qe kishte premtuar.


Ate nate vajza fleti ne paqe. Djali nuk mundi te flinte gjithe naten duke u shqetesuar nese vajza kishte fshehur embelsirat sikurse ai kishte bere

Sunday, November 10, 2013

Cfare lloj mardhenie do te doje?

Do te doja te kisha nje mardhenie ku te bisedonim si dy shoke te ngushte, te loznim si femije, te diskutonim si burre edhe grua dhe te mbronim njeri-tjetrin si motra me vellane.