Powered by Blogger.

25 fakte magjepsëse për dashurinë

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

Komunikimi ndermjet gruas dhe burrit

 
“S’kam çfarë të bëj, vërtet që nuk kuptohem dot me burrin!”
“Pse, çfarë ndodhi?” i thotë shoqja.
“I thashë që s’dua ta shoh më!”
“Po ai çfarë tha?”.
“Thjesht, fiku dritën e dhomës dhe u shtri”.

Vlera e Nje Casti

Na mësojnë të numërojmë sekondat, minutat, orët, ditët, vitet. Por askush nuk na mëson vlerën e një çasti.
| Donato Carrisi |


Historia e lapsit dhe pese mesimet e jetes qe duhet ti mesoni cdo femije

Historia e Lapsit
Një fëmijë po shikonte gjyshen e tij që po shkruante një letër dhe e pyeti:
- Gjyshe mos ndoshta po shkruan një histori për mua?
Gjyshja pushoi së shkruari, buzëqeshi dhe i tha nipit të saj: 
- Po me të vërtetë po shkruaj diçka për ty. Por ajo që është më rëndësishme se fjalët, është pikërisht ky laps që po përdor. Do të doja që kur të rritesh të bëhesh si ky laps.
Djali i habitur, po shikonte me kujdes lapsin por nuk po dallonte asgjë të veçantë.
- Ky laps është i njëjti me të gjithë lapsat e tjerë që kam parë.
- Gjithçka varet nga mënyra me të cilën i shikon gjërat. Lapsi ka 5 veçori, të cilat nëse do të arrish t’i mbash do të jesh gjithmonë një njeri që do të gjendet në harmoni me botën.
Veçoria e parë: Mund të bësh gjëra të mëdha, por mos harro kurrë se ekziston një dorë që udhëheq hapat e tu.
Veçoria e dytë: Herë pas here duhet të ndaloj së shkruari dhe të përdor prehësen. Kjo gjë e bën lapsin të vuajë pak, por e bën më të mprehtë. Kështu duhet të mësosh të durosh disa prova pasi do të të bëjnë njeri më të mirë.
Veçoria e tretë: lapsi ynë, lejon gjithmonë të përdorim gomën për të fshirë gabimet. Duhet të kuptosh se të korigjojmë diçka që nuk bëmë mirë nuk është gjë e keqe, por e rëndësishme që të mbetemi në rrugën e drejtë.
Veçoria e katërt: Vlera e lapsit nuk gjendet tek druri apo tek forma e tij e jashtëme, por tek grafiti që ka brenda. Duhet të përkujdesesh gjithmonë për atë që ndodh brenda teje.

Veçoria e pestë: Le gjithmonë një shenjë. Kështu pra, të dish se çfarëdo që të bësh do të lëjë gjurmë dhe të përpiqesh të jesh i vetëdijshëm për çdo veprim që bën.

Dashuria e djalit per babain

Një djalë mori babain e tij ne moshe te thyer dhe shkuan në një restorant shumë luksoz. Babai ishte shumë i vjetër dhe se fundmi kishte probleme me shendetin. Ndërsa po hante, copëza ushqimesh i binin duke i bërë pis këmishën dhe pantallonat e tij. Të gjithë klientët e tjerë po i shikonin me përbuzje, ndërsa i biri vazhdonte të darkonte totalisht i qetë.
Sapo mbaroi ushqimin e tij, i biri mori babain e tij në tualet dhe e pastroi nga mbetjet e ushqimeve, i pastroi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij. Kur dolën nga tualeti i gjithë restoranti po shikonte djaloshin dhe po e admironin ne heshtje...
Djaloshi mori për krahu të atin dhe u drejtua drejt daljes. Në atë moment një klient i moshuar i thirri djaloshit dhe e pyeti:
- A nuk mendoni se keni lënë diçka pas?
- Jo nuk kam lënë diçka, u përgjigj djaloshi.
- Po keni lënë, tha plaku. "Latë një mësim për çdo djalë dhe një shpresë për çdo baba’’.
I gjithë restoranti ishte pushtuar nga heshtja.


 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online