Powered by Blogger.

Destinacioni juaj ...

''Kurrë nuk do të arrish
në destinacionin tënd
nëse do të ndalosh
për të gjuajtur me gurë
ndaj çdo qeni që të leh''

Winston Churchill

Perqafimi

Bashkeshorti i thote gruas: "Zemer, duhet te mesosh te perqafosh gabimet e tua." 
Pastaj ajo e perqafoi ate shume fort. 


Si ta qetesosh bebin tuaj ne nje sekond? Ja sekreti

Dr. Robert Hamilton ju sjell nje video edhe nje teknike shume unike e quajtur " The hold apo Mbajtja" .  Doktorri thote se e ka provuar rreth 800 here kete teknike dhe pothuajse te gjitha heret ka funksionuar me vajzen e tije 6 javeshe.
Doktorri jep udhezimet hap pas hapi sesi duhet te veprosh qe bebi juaj te pushoje se qari ne sekond si me magji. Ai gjithashtu shprehet se teknika te tjera si te ecurit, mbajtja me fytyre poshte jane disa teknika te mira por metoda e doktorrit eshte me efikase rreth 90 % krahasur me te tjerat.


Doktorri shprehet gjithashtu se cdo gje duhet te behet me kujdes edhe pa ushtruar shume force apo me e lekundur shume. 

Gjithashtu kjo metode nuk eshte efikase per femijet qe jane me te medhenj sesa 3 muajsh, pra nese keni nje bebi foshnje provojeni kete metode. 

Kujdes ndiqni me kujdes hapat qe shpjegon doktorri dhe shperndajeni kete postim me miqte tuaj qe tju vijne ne ndihme. 

                                                                                           Perktheu : MLC Albania


Sot Eshte Nje Dite E Bukur - Lexoje dhe Shperndaje


Autobusi me të cilin kthehesha nga puna, si zakonisht, ishte i stërmbushur me njerëz, të cilët më shtynin andej këndej, e kjo ma shtonte më tepër nervozizmin që e kisha.
Papritmas dëgjova një zë të thellë nga pjesa e përparme e autobusit:
"Sot është një ditë e bukur!"
Kush mund të jetë ky njeri që kjo ditë e vranët e me shi, dhe në këtë autobus me plot njerëz t’i duket e bukur. U mundova ta shoh, por turma e madhe ma pamundësonte këtë.
Mezi prisja të mbërrija në stacionin tim, të zbres nga autobusi dhe të ikja nga kjo rrëmujë e krijuar.
Ja arrita në stacionin tim. Fillova të “përpihem” përmes turmës dhe të arrij deri te dalja. Dola nga autobusi..., dhe në vend se të eci, u ndala. Kureshtja më shtynte ta shoh njeriun të cilit kjo ditë i dukej e bukur. Ktheva kokën dhe pash një njeri me mjekër të zezë, me syze të zeza dhe me një shkop të bardhë në dorë.
Ishte i verbër!
Në atë moment ndjeva një keqardhje ..., jo për njeriun, por për veten time.
Krijuesi më takoi me njeriun e verbër që unë të shoh. Të shoh, se ndonjëherë edhe pse gjërat shkojnë keq... edhe pse unë mendoj se çdo gjë është e zezë dhe e mjerueshme, bota vazhdon të jetë e bukur.
Me hapa të shpejtë vazhdova rrugën për në shtëpi, dhe mezi prisja t’i takoj të dashurit e mi e t’ju them se “sot është një ditë e bukur!"

Endrrat...

Endrat nuk jane kurre te kota ..Ne momentet e tua me te veshtira eshte gjithmon nje enderr qe te jep force te jetosh..

 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online