Powered by Blogger.

HARTIMI I NJË NXËNËSI

Mësues shërbeja dikur në një fshat.
Temë hartimi "NËNA"kishja një ditë.
Nxënësit shkruanin në fletën e bardhë,
Me vizore në dorë unë mbaja qetësi.



E çfarë nuk shkruanin ata për Nënën!
Dhe partinë e kishin ngatërruar me të.
Ca ngjanin si det i thellë,i trazuar,
Ca ngjanin si qiell pa fund,pa re.

Dikush nuk shkruante në fletore
Dhe penën mendueshëm mbante në dorë.
-Pse nuk shkruan?-i fola me zë të ashpër-
Hartimi nuk është më shumë se një orë

Fletoret rrëmbeva në fund të mësimit.
Me çantën në sqetull shkova në shtëpi.
Qortimet fillova në dritën e kandilit.
U shtanga përpara hartimit të tij.

Thjesht kish shkruar fëmija i brishtë:
Ah,Sikur ta kishja,ta puthja një herë!
Jetimi katrën më kish vënë në shpirt,
Kurse unë në fletore,dhjetën pa vlerë.

Atë natë lotët më rrodhën gjer në mëngjes.
Dhe zemra copë-copë nga dhimbja qe çarë.
Duke puthur hartimin i kërkova ndjesë.
Unë veten dhe jetimin prapë kisha vrarë....

Për mua ai nuk ishte një hartim.
E çfarë të shkruante vogëlushi më tepër?!
Sa shumë kish thënë fëmija jetim!
Hartimi i tij ishte një kryevepër
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment

 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online