Powered by Blogger.

Zemra e nje mesuesi (Histori)

Nje burre i ri, nje student po ecte me nje profesor i cili ishte i njohur per miresjelljen e tije. Ndersa ishin duke ecur ata pane nje pale kepuce te vjertra ne dysheme per te cilat supozuan se i perkisnin nje punetori qe pothuajse mbaronte punen per pak minuta.
Studenti kthehet nga profesori edhe thote: "Le te punojme nje rreng keteij plakut: le tja fshehim kepucet edhe te qendrojme pas shkurreve per te pare sesa do te ngaterrohet plaku kur te mos i gjeje kepucet. "
"Shoku im," u pergjigj profesori, "ne nuk duhet te argetohemi me varferine e tjetrin, por ti je i pasur edhe ti mund ti japesh vetes tende nje argetim me te madh ne kete menyre: vendos nje lek ne secilen kepuce edhe ne do te shikojme fshehurazi sesi do te ndikoje kjo te plaku i varfer."
Dhe studenti keshtu beri edhe te dy se bashku u fshehen diku aty afer. Burri i varfer e mbaroi punen shpejt edhe erdhi aty ku kishte lene kepucet edhe xhaketen e tije. Ndersa ishte duke veshur xhaket ai futi njeren kembe tek kepuca, por ndjeu qe dicka te forte. Ai ndaloi edhe keshtu zbuloi lekun e pare. Ai u habit jasht mase. Shikoi lekun, e kthu lekun disa here dhe pastaj u kthye vete por asnje njeri nuk ishte aty rrotull. Burri futi lekun ne xhepin e tije edhe filloi te veshi kepucen tjeter , por habia e tije ishte e dyfishte kur ai gjeti edhe nje lek tjeter ne kepucen e dyte. Ndjenjat e pushtuan ate; ai u gjunjezua edhe shikoi drejt qiellit duke falenderuar me ze te larte doren e panjohur i shpetoi gruan e semure edhe femijet pa buke.
Studenti u prek shume edhe mbushi syte me lot.
"Tani," tha profesori "a ndjehesh me i kenaqur tani sesa po te ishe tallur me te?"

"Të Huaj Jemi"

-| Copyright © 2013 Albania Poezi, Sms Dashurie |  
Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç'ish për t'u thënë është thënë.
Si gurët që zënë vend në tokë...
Një jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh mbrenda
Një shteg që vetëm ti e di.

Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti.
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne të dy si dhe më parë
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur
Si dy qytete mesjetarë


|  Ismail Kadare |

Cfare eshte dashuria ?




Pyetën një profersor: Çfarë është dashuria?
Profesori: Nuk e kam bërë kurrë këtë lëndë.

Pyetën një shofer: Çfarë është dashuria?
Shoferi: Nuk e kam bërë kurrë këtë rrugë....

Pyetën një fëmijë: Çfarë është dashuria?
Fëmija: NUk e njoh këtë lojë.

Pyetën një të çmendur: Çfarë është dashuria?
I çmenduri: Dashuria është arsyeja që më ka bërë të tillë'!



Letra e djalit derguar Zotit ( histori shume prekese)



Nje dite nje mesuese e shkolles fillore i kerkoi nxenesve te saje te shkruanin nje leterse cfare deshire donin ata qe tu plotesonte Zoti. Ne fund te dites, ndersa po korigjonte letrat ajo lexoi letren me pikelluese.
Burri i saje qe po kalonte aty e shikon duke qare edhe afrohet e pyet: "Cfare ndodhi? Cfare ke ?"
Ajo i pergjigjet : "Lexoje kete. Eshte letra e njerit nga nxenesit e mi."

"Zot, sonte une dua te kerkoj dicka shume te vecante. Me bej mua nje televizor. Dua te ze edhe te jetoj si nje televizor ne shtepine time.
Te kem vendin tim special. Te kem gjithe familjen time rreth MEJE. Te me degojne seriozisht ndersa une flas. Dua qe te jem ne qender te vemendjes edhe te me degjojne pa bere pyete apo pa me nderprere.
Dua qe te kem shoqerin e babit tim kur ai te kthehet nga puna, edhe kur ai eshte i lodhur. Dhe dua qe te kem mamin tim edhe kur ajo eshte e merzitur , ne vend qe te me injoroje mua. Dhe dua qe vellai im te zihet qe te jete me mua.
Dua qe familja te lere cdo gje tjeter edhe te shpenzoje pak kohe me mua. Dhe ne fund por jo me pak e rendesishme te sigurohu qe ti bej te gjithe te lumtur edhe ti kenaq ata. ZOT, nuk po te kerkoj shume. Thjeshte te jetej si nje TV."
Ne kete moment bashkeshorti tha: "Oh, Zoti im. Cfare prinderish te tmerrshem!" Gruaja shikoi ate edhe tha: " Ajo eshte letra e djalit tone ! "

Dashuria e nenes per te birin ( nje histori e vecante )

 
Telefoni u degjua ne 3 te nates. E hapi vete ai. Ne telefon ishte nena:
E ema: Si je biri im, a je mire?
I biri i habitur: Mire jam nene, por cfare ka ne kete ore?
E ema: Ska gje biri im, vec desha te te degjoj zerin.
I biri: A merret tjetri ne telefon ne kete ore vec per te degjuar zerin?...

E ema: A te shqetesova biri im?
I biri: Po nene, me shqetesove.
Dhe ti me shqetesove ne kete ore para 25 vitesh.. "Gezuar ditelindjen biri im" i tha e ema...
 
 

Trëndafili i pajetë

Një trëndafil i këputur nga stuhia
Mes luleve të vyshkura qëndronte i shtrirë,pa jetë...
Sa gjynah,tha dikush...
Por a ka vlerë keqardhja vallë?

Atë e vrave ti,e vrava edhe unë 
E vramë të gjithë me breshrin e indiferencës, me shiun e rrëmbyeshëm të egërsis humane,
me erërat e forta të realitetit ngjyrë gri

E tash...
Mjafton vetëm pak respekt
Sepse cdo ndjenjë tjetër rrezaton hipokrizi 
Në këtë të kobshme tragjedi...



( Flori Los Angelos - "Trëndafili i pajetë" )
Një trëndafil i këputur nga stuhia
Mes luleve të vyshkura qëndronte i shtrirë,pa jetë...
Sa gjynah,tha dikush...
Por a ka vlerë keqardhja vallë?
...

 Atë e vrave ti,e vrava edhe unë
E vramë të gjithë me breshrin e indiferencës, me shiun e rrëmbyeshëm të egërsis humane,
me erërat e forta të realitetit ngjyrë gri

E tash...
Mjafton vetëm pak respekt
Sepse cdo ndjenjë tjetër rrezaton hipokrizi
Në këtë të kobshme tragjedi...
 
Nga : Flori

Pija që deh ( poezi )

Pija që deh










 I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria...
Është "pije" që deh...!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s'sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S'më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t'ia fsheh
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh!

T. Flloko

12 shenja qe te kuptoni se keni rene ne dashuri

12 shenjat që e kuptoni se keni rënë në dashuri

A besoni se keni rene ndonjehere me te vertete ne dashuri? Nganjehere ngaterrohen ndjenjat dhe ju duket sikur ajo qe po perjetoni eshte dashuri.

 12 shenja qe te kuptoni se keni rene ne dashuri:

01. I rilexon mesazhet e tij/saj shpesh
02. Ecen shume ngadale kur je me te
03. Pretendon se je e/i turpshem kur je me te
04. Kur mendon per te zemra te ...rreh gjithmone e me shpejt
05. Kur degjon zerin e tij/saj...buzeqesh pa asnje arsye
06. Kur sheh ate, nuk i ve re njerezit e tjere perreth teje
07. Fillon te degjosh kenge te lehta
08. Fillon te mendosh gjithmone e me shume per te
09. Emocionohesh vetem nga aroma e tij/saj
10. Kupton qe gjithmone buzeqesh me vete kur mendon per te
11. Do beje cdo gje per te...
12. Tani qe po lexon kete, kishe vetem nje person ne mendje te gjithe kohen...

Frikë nga dashuria

Sa prej nesh kane thënë te paktën një here ne jete "nuk dua te dashurohem me"? Por, përsëri pjesa me e madhe e personave arrijnë te dashurohen dhe te shtrëngojnë marrëdhënie duke jetuar kështu emocionet e te dashuruarit. Por ka dhe një kategori njerëzish qe e konsiderojnë dashurinë si një ndjenje negative, si diçka qe duhen te kenë frike, dhe me kohen zhvillohet dhe kjo lloj fobie, e quajtur Filofobi(termi filofobi derivon nga greqishtja). Kush jeton këtë kusht ka friken konstante se dashuria kthehet ne dhimbje, se herët a vone dashuria te sjelle plage.





Bllokim emocionesh

Njerëzit qe kane këtë lloj fobie e konsiderojnë dashurinë si një gjendje ne te cilën mund te humbasin kontrollin e vetes dhe te emocioneve te tyre. Zakonisht këto individ kane vështirësi ne situata te ndryshme te jetës, nuk besojnë tek te tjerët dhe janë njerëz me personalitet shume introvers.

Perse vuajmë nga filiofobia

Si te gjitha frikët, edhe kjo e te dashuruarit ka shpesh rrënjë ne te kaluarën. Ne shume situata shkaqet derivojne nga një histori dashurie te mbaruar keq. Behet fjale për një mekanizëm mbrojtës, por qe me kalimin e kohës transformohet ne një sjellje te vërtet.

Si te kalojmë këtë fobi?

Ne diference me fobite e tjera, me te cilat mund te jetohet mire, filofobia nuk i lejon njerëzit te eksperimentojnë ne lidhje te tjera dashurie te cilat ndihmojnë për te jetuar qetësisht.

Ndoshta



Ndoshta ishte rastësia, ndoshta ishte fati,
ndoshta ndoshta, nuk e di se cfare të them e të mendoj,
ndoshta ishte Zoti ai që të dërgoi tek unë
thjesht për të ndricuar e dhenë kuptim udhës time.
Atje dhe atëherë kur nuk e prisja,
në ato kohë kur unë aq shumë
i druhesha e i largohesha fatit tim,
atëherë u shfaqe ti.
I duhet besuar shprehjes që Rastësia është mbret i Botes.
E mua s’më mbetet gjë tjeter vecse
të falenderoj Zotin edhe ty gjithashtu.
Faleminderit që ekziston

Ja si te propozosh nje vajze ....

Te lutem me degjo, zemren ma gezo, O serum i jetës, me thuaj nje PO, Ta dish o rruaze gjaku, sa te dashuroj, S’me sheh si jam nxire, sikur po mbaroj, Kur shoh syte e tu, si llamp prozhektori, harroj se jam veshur, me grykse doktorri, Fol nje fjale te lutem, ti mos me mundo, o damar gjaku, mbi mua ti veshtro, Me thuaj nje PO , o fshikez funksionle, O diell i arte, qe shume jet fal, Me ngjall edhe mua , o nivel jetesor, lumturine time ti e ke ne dore.


Dashuri e Vertet



E dashur!

Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t'u rigjetur në më fund..., një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato... fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë..., një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej... Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë




Viktor Hugo për Adele Foucher 1821

Leter Dashurie

Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç'efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?... Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.

Napoleoni i shkruan bashkëshortes sw tij, Zhozefinës, Paris (1795)

DITARI dashuris... ( dedikuar personit te zemres )

Po bie shi dhe pikat e shiut rrashqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi.Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je ti je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate!




Me pelqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se te le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri.
Kam menduar per jeten time pa ty. Kam njohur friken shume here. Ne ato momente mendja ime eshte zhytur ne nje erresire te paprovuar, qe nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen. Sa shume ngjan me ne!
Kam menduar per henen dhe diellin qe nuk takohen kurre, dhe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips. Pastaj e mbajta frymen dhe gjeja e pare qe mendova ishte se "Te Dua"
Ne 5 shkronja te thash gjene me te madhe ne bote!
I mbyll syte, dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj te le te lire mendjen, provoj por jane mendimet qe s'me len. Atehere provoj te le te lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne, dhe ne cast kuptoj se kerkojne te arrijne ty.
 
 
 

DITARI dashuris - Nje Histori Pikelluese

Asgje nuk ma mposht mallin per ty, as kjo fotografi nga e cila ti me buzeqesh palodhur. Brenda shpirtit tim dicka eshte fikur, dicka eshte tretur dhe ka mbetur nje plage nga e cila me duket se sdo te sherohem kurre.Mirepo ti vendose te shkosh pavaresisht nga lutjet e mia, a thua se atje ku shkoje te priste parajsa, paditur e pa menduar gjate harroje se parajsen e kishim ne. Une edhe ti.
 





Neper buzeqeshje ne fjale , ne enderrime ne te kuptuarit e asaj cfare ishim e asaj cfare benim, nga vetem nje shikim te hynim ne brendine e tjetrit dhe te kuptoheshim thellesisht.
Por te gjitha keto tu duken me pak se ato te mallkuara para pas te cilave ti rende.


Ti qe i shkaterrove te gjitha me vetedije te plote, ti qe premtoje kthim dhe une qe nuk doja te te prisja......mirepo padashur te prisja...deri ne ate dite te mallkuar kur harrova si merrej fryme dhe emrin tend e degjova rastesisht ne gojen e nje gruaje te permendej me keqardhje ne autobuz te shoqeruar me nje ''i shkreti djale ishte aq i ri''. Emri yt.....aksidenti....makina....vdekje. Syve as vesheve nuk u zura bese ate cast, askush nuk e kuptoi dot ne ate autobuz te mallkuar nga i cili mora ate lajm ogurzi, se ckisha une e shkrehur ne lot qe vrapova si e cmendur te ikja prej andej............te ikja pabesuar ne asgje me shpirtin cope....
Fati eshte kaq i mbrapshte ndonjehere.....

Pas kaq kohesh serisht te mendoj duke mos mundur dot te jem e kthjellet sa here me vijne ne koke copeza nga jeta jone, shoqeruar me te njejten dhimbje nga e cila as koha duket se nuk ben dot punen e saj, te me sheroje .Asgje smund te jete ashtu si ishte me ty, asnjeri smund te behet ti. Dhe tani....me fal qe me duhet te te bej ty fajtor per gjithcka.......me duhet ta bej per te shpetuar nga e gjithe kjo peshe gerryese qe me dhemb pertej shpirtit....
 
 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online