Powered by Blogger.

Pija që deh ( poezi )

Pija që deh










 I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria...
Është "pije" që deh...!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s'sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S'më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t'ia fsheh
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh!

T. Flloko

12 shenja qe te kuptoni se keni rene ne dashuri

12 shenjat që e kuptoni se keni rënë në dashuri

A besoni se keni rene ndonjehere me te vertete ne dashuri? Nganjehere ngaterrohen ndjenjat dhe ju duket sikur ajo qe po perjetoni eshte dashuri.

 12 shenja qe te kuptoni se keni rene ne dashuri:

01. I rilexon mesazhet e tij/saj shpesh
02. Ecen shume ngadale kur je me te
03. Pretendon se je e/i turpshem kur je me te
04. Kur mendon per te zemra te ...rreh gjithmone e me shpejt
05. Kur degjon zerin e tij/saj...buzeqesh pa asnje arsye
06. Kur sheh ate, nuk i ve re njerezit e tjere perreth teje
07. Fillon te degjosh kenge te lehta
08. Fillon te mendosh gjithmone e me shume per te
09. Emocionohesh vetem nga aroma e tij/saj
10. Kupton qe gjithmone buzeqesh me vete kur mendon per te
11. Do beje cdo gje per te...
12. Tani qe po lexon kete, kishe vetem nje person ne mendje te gjithe kohen...

Frikë nga dashuria

Sa prej nesh kane thënë te paktën një here ne jete "nuk dua te dashurohem me"? Por, përsëri pjesa me e madhe e personave arrijnë te dashurohen dhe te shtrëngojnë marrëdhënie duke jetuar kështu emocionet e te dashuruarit. Por ka dhe një kategori njerëzish qe e konsiderojnë dashurinë si një ndjenje negative, si diçka qe duhen te kenë frike, dhe me kohen zhvillohet dhe kjo lloj fobie, e quajtur Filofobi(termi filofobi derivon nga greqishtja). Kush jeton këtë kusht ka friken konstante se dashuria kthehet ne dhimbje, se herët a vone dashuria te sjelle plage.





Bllokim emocionesh

Njerëzit qe kane këtë lloj fobie e konsiderojnë dashurinë si një gjendje ne te cilën mund te humbasin kontrollin e vetes dhe te emocioneve te tyre. Zakonisht këto individ kane vështirësi ne situata te ndryshme te jetës, nuk besojnë tek te tjerët dhe janë njerëz me personalitet shume introvers.

Perse vuajmë nga filiofobia

Si te gjitha frikët, edhe kjo e te dashuruarit ka shpesh rrënjë ne te kaluarën. Ne shume situata shkaqet derivojne nga një histori dashurie te mbaruar keq. Behet fjale për një mekanizëm mbrojtës, por qe me kalimin e kohës transformohet ne një sjellje te vërtet.

Si te kalojmë këtë fobi?

Ne diference me fobite e tjera, me te cilat mund te jetohet mire, filofobia nuk i lejon njerëzit te eksperimentojnë ne lidhje te tjera dashurie te cilat ndihmojnë për te jetuar qetësisht.

Ndoshta



Ndoshta ishte rastësia, ndoshta ishte fati,
ndoshta ndoshta, nuk e di se cfare të them e të mendoj,
ndoshta ishte Zoti ai që të dërgoi tek unë
thjesht për të ndricuar e dhenë kuptim udhës time.
Atje dhe atëherë kur nuk e prisja,
në ato kohë kur unë aq shumë
i druhesha e i largohesha fatit tim,
atëherë u shfaqe ti.
I duhet besuar shprehjes që Rastësia është mbret i Botes.
E mua s’më mbetet gjë tjeter vecse
të falenderoj Zotin edhe ty gjithashtu.
Faleminderit që ekziston

Ja si te propozosh nje vajze ....

Te lutem me degjo, zemren ma gezo, O serum i jetës, me thuaj nje PO, Ta dish o rruaze gjaku, sa te dashuroj, S’me sheh si jam nxire, sikur po mbaroj, Kur shoh syte e tu, si llamp prozhektori, harroj se jam veshur, me grykse doktorri, Fol nje fjale te lutem, ti mos me mundo, o damar gjaku, mbi mua ti veshtro, Me thuaj nje PO , o fshikez funksionle, O diell i arte, qe shume jet fal, Me ngjall edhe mua , o nivel jetesor, lumturine time ti e ke ne dore.


Dashuri e Vertet



E dashur!

Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t'u rigjetur në më fund..., një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato... fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë..., një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej... Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë




Viktor Hugo për Adele Foucher 1821

Leter Dashurie

Kam ecur me mendjen mbushur me mendimet për ty. E ëmbla ime, e pakrahasueshme ç'efekt të çuditshëm ke mbi zemrën time. Por çfarë mbetet akoma kur nga buzët e tua, zemra jote merr një dashuri që më tret si zjarri? Je e zemëruar? Pse më dukesh e trishtuar? Je e shqetësuar?... Sa dhimbje ndjej në shpirt! Ti do të largohesh në mesditë. Do të të shoh brenda tri orëve. Deri atëherë, e dashura ime e ëmbël të dërgoj njëmijë puthje, por mos më jep asnjë si shkëmbim, pasi ato ma ndezin gjakun më keq.

Napoleoni i shkruan bashkëshortes sw tij, Zhozefinës, Paris (1795)

DITARI dashuris... ( dedikuar personit te zemres )

Po bie shi dhe pikat e shiut rrashqasin ngadale ne xhamin e akullt sikur te ishin lotet e mi.Ndjej zhurmen e shiut qe perplaset ne xham, nderkohe qe pagjumesia ime me shoqeron keto nete bashke me zerin tend te larget. Me pelqen te enderroj ty qindra here me te embel me veshtrimin ngulur ne syte e mi. Edhe pse nuk je ti je realiteti im i perditshem, endrra ime e cdo nate!




Me pelqen te imagjinoj endrrat e tua, ti ndjej si re siper meje, dhe te dhuroj perkedheljen e buzeve te mija mbi buzet e tua! Me pelqen te enderroj te qeshuren tende si nje femije ne caste lumturie! Dua te zgjoj me perkedhelje, kur rrezet e para te diellit trokasin ne dritaren tende. Dua te shtrengoj fort para se te le te shkosh, dhe te pres me perqafime kur te kthehesh perseri.
Kam menduar per jeten time pa ty. Kam njohur friken shume here. Ne ato momente mendja ime eshte zhytur ne nje erresire te paprovuar, qe nuk kishte as fund dhe as fillim. Kam menduar per diten dhe naten, qe gjithmone ndjekin njera tjetren por asnjehere nuk takohen. Sa shume ngjan me ne!
Kam menduar per henen dhe diellin qe nuk takohen kurre, dhe e shfaqin dashurine e tyre vetem ne nje eklips. Pastaj e mbajta frymen dhe gjeja e pare qe mendova ishte se "Te Dua"
Ne 5 shkronja te thash gjene me te madhe ne bote!
I mbyll syte, dhe marr fryme thelle, mar fryme embelsisht, dhe degjoj te rrahurat e zemres time. Provoj te le te lire mendjen, provoj por jane mendimet qe s'me len. Atehere provoj te le te lira mendimet e mia per te pare se ku po shkojne, dhe ne cast kuptoj se kerkojne te arrijne ty.
 
 
 

DITARI dashuris - Nje Histori Pikelluese

Asgje nuk ma mposht mallin per ty, as kjo fotografi nga e cila ti me buzeqesh palodhur. Brenda shpirtit tim dicka eshte fikur, dicka eshte tretur dhe ka mbetur nje plage nga e cila me duket se sdo te sherohem kurre.Mirepo ti vendose te shkosh pavaresisht nga lutjet e mia, a thua se atje ku shkoje te priste parajsa, paditur e pa menduar gjate harroje se parajsen e kishim ne. Une edhe ti.
 





Neper buzeqeshje ne fjale , ne enderrime ne te kuptuarit e asaj cfare ishim e asaj cfare benim, nga vetem nje shikim te hynim ne brendine e tjetrit dhe te kuptoheshim thellesisht.
Por te gjitha keto tu duken me pak se ato te mallkuara para pas te cilave ti rende.


Ti qe i shkaterrove te gjitha me vetedije te plote, ti qe premtoje kthim dhe une qe nuk doja te te prisja......mirepo padashur te prisja...deri ne ate dite te mallkuar kur harrova si merrej fryme dhe emrin tend e degjova rastesisht ne gojen e nje gruaje te permendej me keqardhje ne autobuz te shoqeruar me nje ''i shkreti djale ishte aq i ri''. Emri yt.....aksidenti....makina....vdekje. Syve as vesheve nuk u zura bese ate cast, askush nuk e kuptoi dot ne ate autobuz te mallkuar nga i cili mora ate lajm ogurzi, se ckisha une e shkrehur ne lot qe vrapova si e cmendur te ikja prej andej............te ikja pabesuar ne asgje me shpirtin cope....
Fati eshte kaq i mbrapshte ndonjehere.....

Pas kaq kohesh serisht te mendoj duke mos mundur dot te jem e kthjellet sa here me vijne ne koke copeza nga jeta jone, shoqeruar me te njejten dhimbje nga e cila as koha duket se nuk ben dot punen e saj, te me sheroje .Asgje smund te jete ashtu si ishte me ty, asnjeri smund te behet ti. Dhe tani....me fal qe me duhet te te bej ty fajtor per gjithcka.......me duhet ta bej per te shpetuar nga e gjithe kjo peshe gerryese qe me dhemb pertej shpirtit....
 

Dashuria

Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë...!

| Erich Fromm|
 
 
Photo: Mosha e një gruaja nuk ka rëndësi. Interpretimet më të bukura janë luajtur nga violinat më të vjetra.

|Ralph Waldo Emerson|
 

Historia e burrit te mencur

Burri u zgjua në mëngjes. Hëngri mëngjesin bashkë me bashkëshorten e tij, i veshi rrobat dhe u bë gati të shkonte në punë. Kur hyri në dhomën e punës që t’i merrte çelësat gjeti pluhur të madh në tavolinë dhe në ekranin e kompjuterit. Doli me qetësi dhe i tha bashkëshortes: E dashur, mi sjell çelësat nga tavolina e punës. Bashkëshortja kur hyri në dhomë që t’i sillte çelësat, pa se bashkëshorti me... gishtin e tij në tavolinën me pluhur kishte shkruar: Të dua grua ime. Kur donte të dilte nga dhoma vërejti në mes të ekranit të kompjuterit të shkruar me gishtin e tij: Të dua shoqe e jetës sime. Gruaja doli nga dhoma, i dha burrit çelësat dhe buzëqeshi në fytyrën e tij sikur po aludonte se mesazhi kishte arritur dhe se ajo do të kujdesej më tepër për pastërtinë e shtëpisë së saj.
Ky është bashkëshorti i mençur, nëse gruaja e tij gabon, nuk sillet keq me të, madje gabimin e saj e trajton me mirësi. Pikëllimin e shndërron në gëzim. Kjo është dashuri dhe jetë e lumtur bashkëshortore.
 

Nënë, të detyrohem për gjithçka...

Ti je e vetmja që ke duruar të qarën time në mes të natës dhe ke sakrifikuar orët e gjumit për tu kujdesur për mua. Ti me atë dashurinë tënde të ëmbël,më ke veshur, më ke zhveshur, më ke larë dhe nuk je lodhur aspak. Prej teje kam mësuar se çdo të thotë të duash një mashkull dhe të vleresosh të qënit femër. Ti më ke treguar sekretet e jetës, si të jesh e sjellsh...me, e dashur apo indiferente. Ti më ke mbështetur kaq e kaq herë, edhe kur të gjithë ishin kundra meje, më ke falur çdo gabim sikur të mos kishte ndodhur. Nënë, ti më ke përgatitur si të jem shumë veta brenda meje: shoqë, vajzë e dikujt, bashkëshorte, nënë edhe si të jem femër mbi të gjitha. Ajo ndjesia e përkëdheljes tënde, më mahnit tek përshkon flokët e mi, shoqëruar me atë shikimin tënd dhe duket sikur thotë: "Ah vajza ime, je rritur tashmë, rrugen e bën edhe vetëm dhe unë jam kaq krenare per ty". Por, ajo që është krenare, jam unë për ty ..

-ÇDO MBRETËRESH KA MADHËSHTIN E SAJ, POR MADHËSHTIA E NËNËS SIME, ËSHT MBI TE GJITHA MBRETËRESHAT E BOTES..!

Albanian SMS, Photo, Love Photo, Photo of love















O zot, kur te vdes, ruaje ne qetesine tende vetem nje fjale per mua: "Kam dashuruar."

O zot, kur te vdes, ruaje ne qetesine tende vetem nje fjale per mua: "Kam dashuruar."

fraza dashurie

Ai gjithmone do t'me mungoje,do t'me mungoje ne cdo kenge,ne cdo tingull!
Ai do t'me mungoje ne cdo rrahje zemre,ne cdo frymarrje ,ne cdo lot qe derdh!
Ai eshte gjithmone njeriu qe do kerkoj dhe sdo ndalem kurr se dashuri!
Ai eshte i pazevendesueshem!
Ai eshte ai qe do dua te kem prane kur qaje,kur qesh,kur bertas!
UNE DUA ATE VETEM ATE DUA !
 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online