Powered by Blogger.

Poezi Dashurie per Sms

Perse sonte edhe yjet nuk shkelqejn?
A thua edhe ato mungesen tende e ndjejn.
Te lutem mendo pak ne mua, dhe ne zemren
tende ruaje nje vend per mua. TE DUA


 
Të dua, për ty vuaj!
Të dua, për ty shkruaj!
Të dua, për ty ëndëroj!
Deri në vdekje ty s’të harroj!


***
Një ditë Zoti po mendonte,
diqka zemrës time ti dhuronte..
te gjith engjujt rreth vetës mblodhi
dhe për zemrën time vetëm ty të zgjodhi.


***
Në mes të natës po kërkoj dritë..?
Në mes të borës po kërkoj ngrohtësi..?
Në mes të dimrit po kërkoj veren..?
Në mes të zemrës tënde s’mund ta gjej vetën..?


***
Te puth buzen qe te flejsh embel,
Te puth syrin qe te shofish enderr,
Te puth faqen qe te ndjehesh mir,
Me 1000 puthje te them naten e mir.


Vashdo te lexosh me shume me poshte ne kete postim =>

Te dua

Te dua si askush ne kete bote
Te dua por nuk ta them dot
Te dua dhe ti nuk e din
E di qe kurre nuk do jesh me mua
Por un gjithmon do te te dua,
Te deshiroj si askend tjeter
Sa keq qe ti je me nje tjeter…

HARTIMI I NJË NXËNËSI

Mësues shërbeja dikur në një fshat.
Temë hartimi "NËNA"kishja një ditë.
Nxënësit shkruanin në fletën e bardhë,
Me vizore në dorë unë mbaja qetësi.



E çfarë nuk shkruanin ata për Nënën!
Dhe partinë e kishin ngatërruar me të.
Ca ngjanin si det i thellë,i trazuar,
Ca ngjanin si qiell pa fund,pa re.

Dikush nuk shkruante në fletore
Dhe penën mendueshëm mbante në dorë.
-Pse nuk shkruan?-i fola me zë të ashpër-
Hartimi nuk është më shumë se një orë

Fletoret rrëmbeva në fund të mësimit.
Me çantën në sqetull shkova në shtëpi.
Qortimet fillova në dritën e kandilit.
U shtanga përpara hartimit të tij.

Thjesht kish shkruar fëmija i brishtë:
Ah,Sikur ta kishja,ta puthja një herë!
Jetimi katrën më kish vënë në shpirt,
Kurse unë në fletore,dhjetën pa vlerë.

Atë natë lotët më rrodhën gjer në mëngjes.
Dhe zemra copë-copë nga dhimbja qe çarë.
Duke puthur hartimin i kërkova ndjesë.
Unë veten dhe jetimin prapë kisha vrarë....

Për mua ai nuk ishte një hartim.
E çfarë të shkruante vogëlushi më tepër?!
Sa shumë kish thënë fëmija jetim!
Hartimi i tij ishte një kryevepër
 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online