Powered by Blogger.

Frikë nga dashuria

Sa prej nesh kane thënë te paktën një here ne jete "nuk dua te dashurohem me"? Por, përsëri pjesa me e madhe e personave arrijnë te dashurohen dhe te shtrëngojnë marrëdhënie duke jetuar kështu emocionet e te dashuruarit. Por ka dhe një kategori njerëzish qe e konsiderojnë dashurinë si një ndjenje negative, si diçka qe duhen te kenë frike, dhe me kohen zhvillohet dhe kjo lloj fobie, e quajtur Filofobi(termi filofobi derivon nga greqishtja). Kush jeton këtë kusht ka friken konstante se dashuria kthehet ne dhimbje, se herët a vone dashuria te sjelle plage.





Bllokim emocionesh

Njerëzit qe kane këtë lloj fobie e konsiderojnë dashurinë si një gjendje ne te cilën mund te humbasin kontrollin e vetes dhe te emocioneve te tyre. Zakonisht këto individ kane vështirësi ne situata te ndryshme te jetës, nuk besojnë tek te tjerët dhe janë njerëz me personalitet shume introvers.

Perse vuajmë nga filiofobia

Si te gjitha frikët, edhe kjo e te dashuruarit ka shpesh rrënjë ne te kaluarën. Ne shume situata shkaqet derivojne nga një histori dashurie te mbaruar keq. Behet fjale për një mekanizëm mbrojtës, por qe me kalimin e kohës transformohet ne një sjellje te vërtet.

Si te kalojmë këtë fobi?

Ne diference me fobite e tjera, me te cilat mund te jetohet mire, filofobia nuk i lejon njerëzit te eksperimentojnë ne lidhje te tjera dashurie te cilat ndihmojnë për te jetuar qetësisht.
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment

 

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online

My Language Center - Kurse te gjuhes angleze online
Meso Gjuhen Angleze Online