Powered by Blogger.

Poezi nga Kadire Sh Pira

Dikur

Dikur mendoja
se ishe fillimi dhe fundi
i gjithckaje
C'marrezi!!!

Dikur kujtoja se pa ty
nuk kishte as dite
e as nate
C'neveri!!!

Dikur besoja
se pa ty nuk kishte
jete as gezim
C'bezdi!!!


Me ne fund kuptova
se me mjafton vetja
C'lumturi!!!

Shkurt 2010

Eci rruges se ketij qyteti...

Sado mundohem te shoh ngjyrat e bukura ,ngrohtesine dhe gjallerine qe e karakterizonin dikur qytetin tim nuk arrije ti shoh,tani te gjitha keto bukuri u zhduken si me magji. Ne kete qytet nuk eshte me njesoj sikur kur ishe ti, ketu tani ka vetem zbrazti huti dhe merzi. Mengjeset nuk kane me diellin rrezues, netet nuk kane henen shkelqyese as shiu nuk bie ngadal si dikur por si inatosur bie rrembyeshem, nuk ka me fjolla bore por vetem orteqe kokeforta qe shprehin revolten e tyre duke u perplasur ne toke!

Lulet me nuk celin ato vyshken akoma pa celur dallendyshet na kane braktisur kaher! Ka kohe qe skam pare dike te buzqeshur kurse dikur nuk mbaja mend fetyrat e mrrolura. Mos pyet se cka i more ketij qyteti qe eshte pezmatuar kaq shume me ty. Ti nuk le gje pa i marr ketij qyteti more buzqeshjen gezimin haren more endrrat. Ky qytet pa ty eshte mallkim, denim, zhgenjim...

Toka e ketij qyteti pret qe ta shkelesh me kembe sado forte e pa dhimbje ta shkelesh ajo eshte peralluar per hapat tu, ajri i qyetit tone eshte mallengyer qe ti ta thithesh edhe pse ti nuk je shpesh i vetedishem se e thithe ate ajer, yjet presin te ndriqojne rrugen ku ec ti sado vone qe te vish dhe dita ka premtuar qe te agoje shume me heret nese ti do te ikesh po se paku eja sado shkurt.

Qyeti te pret ne heshtje, sikur e ndiejn ardhjen tende me ty gjithcka ndryshon pa ty gjithcka ndryshoi.

Ky qytet pa ty nuk jeton!

Ky qytet pa ty nuk frymon!

Ky qytet pa ty vetem ekziston!

Ne fakt a ekzsiston???

Janar 2010

Papritmas

Papritmas degjova dicka.
Papritmas gjithca ndryshoj.
Gjithe bardhesine qe e ndertova mori ngjyren e zeze.
Sa keq.
Papritmas u hutova eshte dashur zgjuarsi papritmas u trazova me eshte dashur qetsi. Ne kohen kur fola eshte dashur te hesht papritmas kuptova se po veproj keq. Papritimas kuptova se s'mund te jem gjithmone e drejte dhe se edhe me mua luan kjo jete.
Kur loti kaploj zemren buzqeshja u desh ta mbuloj fetyren ne jemi te forte dhe e kalojme me te veshtiren.
Kur endrrat u tkurren dhe shpresa u zbeh.
Papritmas kuptova filloi nje jete e re.

Janar 2010


Fati

Ti ishe me fat
gjithmon qeshe
une nuk qesha sa ti.

Ti ishe me fat
gjithmon besove
une s'kisha besim sa ti

Ti ishe me fat
sepse shpresove
une nuk shpresova
sa ti.

Une isha me fat
sepse takova dike si ti
ti a takove
kete akoma nuk e di?

Janar 2010

Para teje

Dua te jem para teje..
jo qe te mund
sepse une nuk luftoje
kunder vetes!
por qe te jem
me ty.

Dua te jem para teje
aty ku rruget kan shume kthesa
qe te le gjurme
dhe ti te ecesh i qete.

Dua te jem para teje
aty ku ka lote dhe vuajtje,
une do te le gjithe buzqeshjen
dhe lumturine time,
dhe ti nuk do shihje
Ato shemti!

Dua te jem para teje
nese na thrret vdekja,
sepse nese ti do te shkoje
para meje
une s'do kem ke ta pres
ne parajse!

Janar 2010

Nen petkun e bardhesise!

Zhurme... Dua pak qetesi. Ec, dua te ndalem pak. Dhembjen, vuajtjen dhe gjerat e keqija ti le nen petkun e bardhesise... Nen petkun qe mbulon dhe pastron edhe gjerat me te zeza, nen petkun ku deshirojme te jemi te gjithe, nen petkun me ngjyren e pasteritise dhe d'liresie. Aty ku nuk mund te jesh as i keq dhe as i ndyre, por vetem i mire dhe i pasterte. Aty ku harron edhe ligesite me te medha, ku fal dhe meshiron edhe me te pafalshmite, aty ku vlerson ata qe te duan, aty ku edhe zemrat me te hekurat nuk mund te mbeten me te tilla.

Nen petkun e bardhesise dua t'i fsheh endrrat e mia sepse aty ato ruhen dhe mbesin po aq te pasterta dhe te d'lira. Aty dua t'i mbaj shpresat e mia sepse nen ate petke nuk do te kete fuqi asnje dore t'i prek ato.
Nen petkun e bardhesie aty ku loti behet i kristalte dhe ku dashuria qendron e pastert, aty ku gjarperinjet me zile dhe shpirtrat e zinje nuk kane vend, aty dua te jem une.

Perendi me ndihmo te jem nga ata qe mund te jene nen petkun e bardhesise.

Janar 2010

As ne enderr

As ne enderr nuk shuhen
Shpresat per ty
As ne enderr

As ne enderr
S’mund mos ndjeje
Malle per ty
As ne enderr

As ne enderr
S’me len vetem
Kujtimet per ty
As ne ender

As ne enderr
Nuk mbaron endrra
Qe te jem me ty
As ne enderr

Janr 2010


Nate

Loti piku
dhe se mbajta dot
por askush s'm pa
ishte nate.

Endrrat u errsuan
jo pergjithmon,
vetem ateher
kur ishte nate.

Kujtimet u zgjuan
dhe preken shpirtin tim,
por ishin me mua
ne nate.

Ti erdhe dhe ike
ishe si hije
nuk te pash
ishte nate!!!

Janar 2010


Mes

Kur mbete
mes te bukures
dhe shemtise
ke zgjodhe?

Kur mbete mes miqeve
dhe armiqeve
me ke shkove?

Kur pa tradhetine
dhe besnikerine
ciles i besove?

Ne jete mbet shume her ne mes
por e rendsishme eshte
kahjen qe e more!

Janar 2010

Ata dhe unë

Me folen per vuajtjen
Une u fola per endrrat
Qeshen ata qesha une
Ata vuajten une plotsova endrrat.

Me treguan per armiqet
une u tregova per miqet
ata mbeten te armiqesuar
une mbeta me miq!

Me than cka nuk munden
Une u thash cka mundem
ata nuk ia dolen dhe une PO.

Janar 2010

Lamtumire!

Lamtumire dhembje!
Ti me erdhe tek une,
dhe e kreve misionin tend
tani te pershendes
nuk dua te me kthehesh serish
por prap kame mesuar
mjafte nga ti.

Lamtumire brenge!
me nuk je e rendesishme per mua,
po deshe rri po deshe shko
me nuk e ke vemendjen time,
te kame kushtuar me shume kohe
se sa kishe vlere ti.

Lamtumire lot!
buzqeshja ka zene vendin tend
megjithate edhe ti me ke mesuar
qe s'duhet te jem gur
por njer!i

Lamtumire kohe te veshtira!
sa te dhimshme edhe aq te mira
Nga ju kuptova se si te jetoje e te shfrytzoj
cdo gje te bukur dhe te mire qe me jep jeta.

Dhjetor 2009

Ne...

Ne nuk patem fatin
te jemi me te lumturite,
por u kenaqem edhe me
pak lumtiri.

Ne nuk mundëm te jemi
me te dashurite.
por nuk hoqem dore
prej dashurise.

Ne nuk kishim
miqet me te mire,
por luftuam gjitmone
per miqesine.

Per ne jeta
nuk qe shume e drejte,
dhe ne besuam prape
ne drejtesi.

Dhjetor 2009

Harrova

Harrova te qesh
ti me erdhe ne mendje
buzqeshja iu kethye fytyres.

Harrova te besoj
mu kujtove ti
dhe kuptova,
se jeta pa besim
ska asnje kuptim.

Harrova te endrroj
por mu shfaqe ti
dhe pash se sa bosh
eshte jeta pa endrra.

Mesova se ti je
ne secilen buzqeshje
besim dhe enderr
qe une kam!!!

Dhjetor 2009

Zevendesimi

Te kesh nje enderr
ose mbetet vetem enderr
ose realizohet
por nuk e zevendesohet
kur nuk mund te kesh
nje enderr te njete.

Te kesh nje dhimbje
o e mund
o te mund
por asnjeher
nuk ndjen dhimbje
njesoj.

Te duash dike
ose je me te
ose pa te
por kurr
nuk mund
te zevendsosh
me te tjeret!!!

Dhjetor 2009

Kendi

Shume here tash te verteten
askush nuk duartrokiti
pak her genjeva
te gjithe me quajten
Genjeshtar!

Shume her degjova
pak here fola,
te tjeret me quajten
Llafazan!

Shume isha e bute
disa her u ashpersova,
disa me quajten engjull te tjeret
Djall!

Dhjetor 2009

Ca

Mblodha ca pika lot
me to nuk arrita te lag,
as doren time!

Degjova ca fjale,
me disa u gezova
te tjerat me trishtuan..

U ktheva ne ca kujtime!
me disa qava ,
me te tjerat qesha.

Mora ca dashuri
u ndjeva aq e lumtur
sa ta ndaj dhe me te tjeret

Nentor 2009!!

Shifer

Sa kohe shkoi...
sa gjera ndryshuan
une si numroj
ti sje Shifer

Por sa her pash
fetyra te buzqeshura
dhe me te bukura
po une si kam ne mendje
ti s'je Shifer

Dhembejet dhe qeshjet e mija
qe jane nga ti
kush i di
une si di
ti s'je Shife

Nentor 2009

Kapitujt

Jeten time e ndava ne kapituj
ca mbaruan ca jo,
disa te tjere shume her u perseriten
te tjeret u mbyllen me kohe!

Ne keta kapituj ka shume dhimbje,
ka shume mall e lot
por ka edhe shume gezime e shpresa,
dhe endrra qe u thurren ngado..

Sa dua qe njeren flete te nje kapitulli
ta shkyej e ta beje cope cope.
fleta tjer afer saj e ngjitur thot:
Pa te une skam kuptim jo...

Keshtu kapitujt sa hapen e mbyllen
jeta shkon se kuptoj
por ka disa ah.. disa kapituj...
qe u hapen e nuk mbyllen dot!!

Nentor 2009

Nen vellon

Nen vellon e gezimit
shpesh fshihen fetyra te trishtuara,
por jane aq mire te mbuluara
sa qe i dallon veshtire!

Nen vellon e dorzimit
shihet xixa fitoreje.
por qe vello
i mban mire!

Nen vellon e dilresise
sheh nje shpirt,
plot meri!

Nen vellon e jetes
shihet vdekja,
qe askush s'duam ta shohim
edhe pse e shohim
mjafte mire...

Nentor 2009

Te harroj

Sa fjale e keshlla
te te harroj
po behet kjo valle?

Te te harroj ty
duhet te harroj ,
te buzqesh
dhe une
s'jetoj pa buzqesh!

Te te harroj ty
harroj dhe endrrat,
a jeton njeriu
pa endrra!

Te te harroj ty
s'ka dhimbjen,
a ka njeri
pa dhembje?

Te te harroj ty
duhet ta harroj veten,
dhe une nuk jetoj
dot pa veten!!!

Njesoj

Pasi u prishen endrrat,
U nderuan prapë
Pasi qamë,
Qeshem
Por nuk mbetem…
Njesoj!

U lenduam u deshpruam
dhe kuptuam
Se duhet te ngihemi serish!
U ngritem por nuk mbetem
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment