Powered by Blogger.

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net


Hotelet më të cuditshëm në botë

Posted: 24 Oct 2010 12:41 PM PDT

Një krevat, komodinë dhe një llampë mbi të. Ky është mobilimi i një hoteli klasik, por për të dalë nga kjo rutinë dhe për të kaluar limitet duke dhënë ndjesi të ciditshme, sipërmarrës të ndryshëm në mbarë botën kanë ndërtuar hotele të cuditshme. Mesa duket ata ia kanë dalë të tërheqin vëmendjen e vizitorëve nga mbarë bota. Në galerinë e fotove mund të shihni disa prej tyre.

Ngordh shimpanzeja që pinte duhan

Posted: 24 Oct 2010 12:39 PM PDT

Lamtumirë Charlie! Ka ngordhur në kopshtin zoologjik të Bloemfontein, në Afrikën e Jugut, shimpanzeja që pinte duhan dhe ia ofronte vizitorëve. Charlie ishte bërë një institucion i vërtetë në kopshtin zoologjik, me mijëra vizitues që shkonin për ta parë. Shimpanzeja ishte 52 vjeçe. Tani institucionit i duhet të gjejë një mashkull tjetër shimpanzeje për t'i bërë shoqëri Judy, femrës së Charlie.

Dy majmunë kontrollorë të stacionit hekurudhorë

Posted: 24 Oct 2010 12:38 PM PDT

Dy majmunë janë emëruar kontrollorë të stacionit dekurrudhorë në Japoni.Nehime dhe Rakan kanë filluar punën në stacionin Hojomachi për të tërhequr vizitorët. Majmunët, që janë të moshës shtatë dhe tre muaj, janë të veshur me uniformën tradicionale të punëtorëve lokalë dhe i është vënë edhe nga një kapelë. Majmunët janë në pronësi të banorëve lokalë, të cilët kanë propozuar marrëveshjen e pazakontë, me qëllimin për të ndihmuar financiarisht stacionin hekurudhorë që gjendet në telashe ...

Vidhet unaza me vlerë gjysmë milioni euro

Posted: 24 Oct 2010 12:36 PM PDT

Policia italiane është vënë në kërkim të hajnave që vodhën nga dyqani i Catrier në qendër të Romës unazën me vlerë gjysmë milioni euro. AP njofton se hajnat e veshur me elegancë u futën të martën mbrëma në Cartier, në rrugën Condotti dhe kërkuan të shikojnë "unazën më të shtrenjtë të dyqanit". Kur morën plaçkën në dorë, e mashtruan shitësen, ndërsa ajo e vërejti hajninë vetëm pasi ata dolën qetësisht prej derës. Policia njoftoi se unaza e shtrenjtë ka qenë e zbukuruar me diamante dhe ...

Kush GENJEN me shumeFEMRA apo MASHKULLI ?

Posted: 23 Oct 2010 11:18 AM PDT

Genjeshtra është Femër Tradhetia eshte Mashkull [Sondazhet jane kryer në 100 persona.] Kështu mendojnë 80% e meshkujve dhe 8 persona në 10 thonë gjithashtu që është mëse normale të thuash gënjeshtra të vogla. Keto shifra kanë dalë nga sondazhet e bera nga shume revista Kosovare. Të thuash të vërtetën por vetëm një pjesë të saj, të simulosh , të krijosh domethënë të thuash gënjeshtra i vjen më lehtë një femre. Më tepër se 60% e meshujve të intervistuar thonë se femrat janë më të afta të thonë ...

Bletet, ja shkaqet e zhdukjes së tyre

Posted: 23 Oct 2010 11:01 AM PDT

Kohët e fundit, në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur, një fenomen misterioz që lidhet me zhdukjen e bletëve. Sipas specialistëve, faji për këtë nuk është vetëm i ndryshimeve klimaterike dhe pesticideve, por edhe i një virusi Kohët e fundit, në të gjithë botën po ndodh një katastrofë e heshtur: zhdukja e bletëve. Natyrshëm lind pyetja se çfarë po ndikon në zhdukjen e tyre? Duke nisur që prej vitit 2006, vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 20 deri në 40 për qind ...
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment