Powered by Blogger.

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net


Macja përshkon 1300 km për një muaj

Posted: 31 Jul 2010 12:06 PM PDT

Një mace e zakonshme e quajtur Timothy ka habitur pronarët e saj në Australi pasi ajo është gjendur 1300 km larg shtëpisë. Macja u largua rreth një muaj më parë nga shtëpia në Brisbane por tashmë gjendet në Townsville, ku u dorëzua në shoqatën e mbrojtjes së kafshëve. Shiriti që ajo kishte në qafë ndihmoi punonjësit e shoqatës të gjenin pronarët e felinit, të cilët i kishin humbur shpresat për të gjetur kafshën e tyre të preferuar.

Facebook, shkelet privatësia e përdoruesve

Posted: 31 Jul 2010 12:05 PM PDT

Të dhënat personale të 100 milionë përdoruesve të Facebook janë mbledhur dhe publikuar në rrjet nga një konsulent sigurie. Ron Bowes përdori një kod për të skanuar profilet e Facebook, duke mbledhur të dhëna jo të fshëhura nga përdoruesit. Lista me të dhëna, e cila është bërë si një dosje e transferuar, përmban adresat e profilit të cdo përdoruesi, emrin e tyre dhe identitetin unik. Bowes tha se ai i publikoi të dhënat për të ngritur sërish cështjet që kanë të bëjnë me privatësinë, ...

Krijohet gota që mund të hahet

Posted: 31 Jul 2010 12:02 PM PDT

Të mos hedhësh asgjë në kosh. Kjo është motoja më e fundit në SHBA ku tashmë kanë dalë në treg edhe gota që pas konsumit të pijes, mund të hahen ose të hidhen në kopsht pasi dheu mund t'i tresë. Gotat quhen "Jelloware" dhe janë në tre shije, limon, mente dhe rozmarinë. Përbërja është agar, një ekstrakt algash detare, të cilat janë edhe të pasura në vlerat ushqyese. Këto gota janë realizuar nga shoqëria e konsulencës për mbrojtjen e SHBA-së, "The way we see the world".
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment