Powered by Blogger.

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net

Lajmet Me Te Fundit Ne wWw.ForumiJone.Net


Mik Vilari njeriu më i pafat në botë

Posted: 01 Jul 2010 06:20 AM PDT

Pesëdhjetë e tetë vjeçari Mik Vilari, i cili është shpallur njeriu më i pafat në botë, sërish përfundoi në spital, për shkak se një ekskavator ia yuri këmbët. Vilari doemos do të duhet gjashtë muajt e ardhshëm t'i kalojë në spital që të shërohet nga lëndimi i fundit. Ngjarja ndodhi kur makina ndërtimore po lëvizte vetë, për shkak se nuk ishte frenuar. Para dy vitesh ai i theu dy nyjet e këmbës, kur u rrëzua rastësisht duke shkelur në patate.

Telefonata që zgjati 40 orë

Posted: 01 Jul 2010 06:17 AM PDT

Është arritur të realizohet në Gjermani telefonata më e gjatë në botë, që ka zgjatur 40 orë mes dy bashkëbiseduesve 27 dhe 25 vjeç. Rekordi është vendosur falë një aksioni të përbashkët mes kompanisë telefonike "Alice" dhe Radio Hamburg, që ka transmetuar drejtpërdrejt bisedën. Që të quhej e vlefshme duhet të kishte një përmbajtje me kuptim dhe heshtja nuk duhet të ishte më e madhe se 60 sekonda. Telefonata e Keyvan Hamidi dhe Sercan Aratemuer ka filluar në orën 17 të ditës së djeshme ...

Martohen si Shrek dhe Fiona

Posted: 01 Jul 2010 06:10 AM PDT

Sikur edhe shumë femra, Tracey Williams, e kishte pasur martesën nga ëndrrat. Por, për dallim nga shumica e femrave, martesa e saj kishte përfshirë ngjyrosjen e trupit me ngjyrën e gjelbër dhe shndërrimi në personazh nga filmat vizatimor. 33-vjeçarja adhuruesja e serialit të animuar "Shrek" dhe bashkëshorti i saj, Viv Williams i shprehën betimet e tyre për martesë të maskuar në personazhet nga filmi i animuar, "Shrek dhe princesha Fiona". E kanë shikuar "Shrekun" në takimin e tyre të parë ...

Gjyshja 89 vjeçare pozon për kalendar

Posted: 01 Jul 2010 06:08 AM PDT

Christiane Luckardt me 89 vitet që ka nuk është fare e kompleksuar që të zhvishet para fotoaparatit, edhe nëse fotografitë e saj i shikon i tërë planeti. Kjo gjyshe nga Gjermania është fotografuar lakuriq për kalendarin e saj me komentin "Kam dashur t'ju befasoj të gjithëve". Gazeta gjermane "Bild" shkruan se gjyshja është shumë krenare me veten, ndërsa paratë të cilat do t'i grumbullojë nga shitja e kalendarit do t'ia dhurojë fëmijëve të sëmurë. Ideja për të pozuar nudo i lindi kur ...
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment