Powered by Blogger.

20 Tipare qe Windows duhet t’i kete - dhe ku t'i gjesh

A do te deshironit te keni akses me te lehte te dokumentet dhe te ruani te dhenat apo ta organizoni punen me lehte? Linux dhe OS X kane menyra te shkelqyera per te kryer keto detyra dhe te tjera. Windows nuk i ka. Por mos u shqetesoni, do t’ju tregojme si t’i shtoni keto tipare ne nje Windows PC.

E doni apo e urreni, Microsoft Windows mbetet sistemi operativ sundues ne bote. Por kur te shikoni disa tipare interesante gjeni te konkurrentet si Linux dhe Mac OS X, si XP ashtu edhe Vista mund t’ju duket aspak komplet. Nga veglat automatike per instalim, si aplikacionet per ruajtje te Linux, deri tek dizajni intuitiv i Apple Cover Flow dhe Expose©, apo mundesite e thjeshta si kopjimi ISO, Windows ndonjehere ka mungesa te programeve te integruara. Dhe disa nga tiparet qe sistemet tjera operative ofrojne ne versionet baze, jane te disponueshme vetem permes licences te versionit Premium ne Windows. Kam pare disa Sisteme Operative te ndryshme, Mac, Linux, Unix, BeOS, etj. dhe kam krijuar nje liste te tipareve te mia te preferuara, nje numer i vogel i te cilave gjenden ne versionin standard te Windows. Gjate testeve kam zbuluar se disa sisteme operative jane disa hapa para, duke marre parasysh disa tipare interesante qe Microsoft ende nuk i ka aplikuar. Disa nga keto mundesi nuk ofrohen nga Windows fare. Te gjitha jane ndikuar nga dizajni i SO (Sistemit Operativ) apo forcave te pakontrolluara te punes ne tregun e Windows. Disa nga keto tipare mund te gjenden ne versionin e ardhshem Windows 7. Por ju mund t’i shtoni apo kopjoni ato tek XP apo Vista edhe tani une do t’ju tregoj se si t’i merrni.



Virtual Desktop Manager i Microsoft shton hapesirat punuese ne Windows XP

Perdoret ne : Linux,Mac,Unix

Perdoruesit e Linux per nje kohe te gjate jane kenaqur me lirine qe sistemi operativ i ka ofruar atyre, per te hapur nje numer te madh aplikacionesh ne te njejten kohe, pa pasur nevoje te tronditen nga ekrani tejet i ngarkuar. Kjo e gjitha fale hapesirave punuese virtuale. Ne instalimin tipik te Linux, kater hapesira punuese hapen ne kohen e startimit te kompjuterit, duke u paraqitur me nje harte te vogel ne panelin e kontrollit, i cili gjendet ne qoshe te ekranit. Sa me shume programe te hape perdoruesi, ikonat e vogla te aplikacioneve shfaqen ne nderruesin e hapesirave punuese, duke treguar se cili program eshte duke punuar ne cilen hapesire. Per te ndryshuar hapesirat punuese, perdoruesi klikon thjesht hapesiren e duhur, ne nderruesin e hapesirave punuese, apo perdor kombinime te tasteve si Shift - Shigjeta djathtas, per te levizur ndermjet tyre. Me shume hapesira punuese vjen edhe mundesia e organizimit te ambientit ne Linux, duke u bazuar ne detyra te ndryshme, ne aplikacione, ne prioritet, apo ne ndonje menyre tjeter te percaktuar nga perdoruesi. e‹shte metode shume e pershtatshme qe mban aplikacionet e nevojshme jashte pamjes te zakonshme, pa pasur nevoje t’i mbyllesh. Per shembull, me pelqen te mbaj aplikacionet e IM dhe e-mail ne nje hapesire punuese qe eshte ndaras nga programet per krijimin e dokumenteve dhe kjo me ndihmon te fokusohem kur punoj. Apple ia ka shtuar kete koncept OSX me lane§imin e Leopard ne tetor 2007 edhe pse tipari Space i Leopard nuk e ka mundesine e ikonave dinamike, thumbnail (nje mundesi qe Linux e ka pasur per nje kohe) ne ikonen Dock. Per te pasur hapesirat punuese (workspaces) ne Windows, duhet te beni disa shkarkime. Perdoruesit e XP kane nje mundesi te lehte ne Microsoft Virtual Desktop Manager (find.pcworld.com/60931), nje shkarkim falas nga koleksioni Microsoft Power Toys. Por perdoruesit e Vista duhet te marrin ndonje program te dores se trete. I preferuari im mes e tyre eshte programi pa pagese i quajtur Dexpot (fi nd.pcworld.com/60932), i cili ofron opsione te ndryshme te konfi gurimit..



Qasje e thjeshte nga larg

Perdoret ne:Mac Asgje nuk i krahasohet ndjenjes se deshperimit kur ndizni kompjuterin ne zyren tuaj dhe kuptoni se versioni i fundit i dokumentit qe keni punuar ne te gjendet ne kompjuterin e shtepise. Ne nje Mac, i cili punon me Leopard, mund te perdorni Back to My Mac (se bashku me sherbimin MobileMe te Apple) per tu lidhur me nje kompjuter qe eshte larg dhe te punoni ne ate kompjuter si te ishit ulur para tij. Disa versione te XP dhe Vista vijne me nje aplikacion te integruar te quajtur Remote Desktop, por perdoruesit e Vista Starter, Home Basic dhe Home Premium nuk kane edhe aq fat. Nese perdorni nje nga keto versioni, provoni GoToMyPC (gotomypc.com). Me 180$ ne vit, ky sherbim nuk eshte i lire, por ju jep qasje te papenguar ne kompjuterin tuaj Windows nga e§do shfl etues. Perdoruesit DIY mund te kene qasje te plote nga larg te kompjuterat e tyre permes Ultra- VNC (find.pcworld.com/60979).



Veprimet ne Multitouch Trackpad

Perdoret ne: Mac

Duke filluar me gjeneratat e reja te MacBooks, te gjithe laptopet e Apple perkrahin se paku disa veprime multitouch ne trackpad. Mund te perdorni dy gishta e te beni gjera interesante, si te levizni faqet poshte e larte, te ndryshoni madhesine e objekteve ne ekran, dhe te kaloni permes menyse Cover Flow. MacBook Pros njeh me shume veprime se sa MacBook te thjeshte, por te gjitha modelet i pergjigjen dy gishtave ne trackpad ne ndonje menyre. Sigurisht, Apple ka pasur mundesi te menaxhoje kete tipar, sepse prodhon vete edhe hardware edhe soft ware. Microsoft , ne anen tjeter krijon vetem soft ware dhe disa pjese te pakta hardware. Sidoqofte, disa prodhues laptopesh si AsusTek, kane fi lluar te shesin laptopet e tyre me multitouch trackpad dhe me driverat qe nevojiten qe ky tipar te punoje. Ne do te kishim dashur te shohim se si teknologjia multitouch behet standarde te te gjithe laptopet me Windows brenda nje kohe te shkurter, me perkrahje per veprimet multitiouch te integruara direkt ne Windows. Duket se Microsoft eshte duke punuar ne kete funksion per Windows 7, por nderkohe ju duhet te kontrolloni per kete tipar nese blini laptop te ri.



Regjistrim dhe editim audio

Perdoret ne: Linux, Mac, Unix

Edhe pse nuk eshte tipar strikt vetem i Mac OS X, programi Garage Band i Apple eshte i perfshire me e§do Mac te ri. Me ate, mund te kompozoni muzike ne tastieren e kompjuterit, apo te lidhni ndonje pajisje shtese ne Mac per te krijuar nje studio regjistrimi ne shtepi. Kjo e ben podcasting shume te lehte, pasi mund te regjistroni dhe editoni fjalime dhe muzike, duke aplikuar nje audio te rafi nuar krijimeve tuaja amatore. Nderkohe Linux i ofron perdoruesve te vet nje numer te madh aplikacionesh me kod te hapur, nga te cilet mund te zgjedhin. Per dallim, Windows Sound Recorder eshte nje vegel e vjeter dhe e thjeshte, e cila nuk ben asgje tjeter perve§ se mbledh zhurmen nga mikrofoni. Per fat te mire, mund te shtoni vegla te mene§ura ne Windows me Audacity (find.pcworld.com/60132). Kjo vegel falas mundeson te regjistroni audio, ta editoni dhe te bashkoni ndonje pjese te ve§ante me audiokripet tuaja. Pasi te keni mbaruar krijimin e podcastit ne Audacity, perdorni Easypodcast (find.pcworld.com/60935) per te plotesuar te dhenat qe e bejne me te lehte podcastin, per tu gjetur nga degjuesit.

Letrat ngjitese

Gjendet ne: Linux, Mac, Unix

Nuk ka ndonje komplet aplikacionesh te vogla te dizajnuar per t’ju ndihmuar te radhitni te gjitha listat per punet qe duhet te beni. Por kur te behet fj ale per dukshmerine, asgje nuk ja kalon menyres se vjeter te letrave ngjitese. Mac per nje kohe te gjate ka perdorur aplikacionin e quajtur Stickies qe i ka shtuar funksionalitetin desktopit, duke vendosur letrat ngjitese ngado neper desktop, duke ndryshuar ngjyrat e sfondit dhe formatin sipas deshires. Disa prej versioneve te Linux perfshijne programin e quajtur TomBoy Notes, i cili e dergon idene e Stickies ne nje nivel tjeter, duke integruar funksionin e linqeve, qe i ben shenimet ngjitese te shkelqyera per ide e perdorime te ndryshme. Teknikisht, Windows Vista ka te inkuadruara disa tipare te ngjashme ne formen e Notes, te cilat mund t’i gjeni ne Windows Sidebar. Kjo shtese eshte nje imitim i dobet i konkurrenteve Mac dhe Linux. Aplikacion per shenime ngjitese qe vertet ia vlen eshte Stickies per Windows (find.pcworld.com/60934). Ky program i thjeshte me kod burimor te hapur ju lejon te modifi koni shenimet sipas qejfi t dhe t’i ngjisni kudo ne desktop.



Ndarja e ekranit me miqte

Gjendet ne: Mac

Kur Mac OS X Leopard u gjend ne raftet e dyqaneve vitin e kaluar, kishte nje azhurnim te vogel te iChat (AIM klient i thjeshte i Apple) qe i lejon dy perdorues te Leopard te shkembejne ekranin me njeri tjetrin. Deshironi t’i tregoni ndonje kolegu se e§ka keni ne ekran? Thjesht ndani ekranin. Mund t’i kerkoni atyre te ndajne ekranin e tyre me ju gjithashtu. e‹shte falas. Ju merrni nje pamje saktesisht te asaj e§ka ata shohin, se bashku me mundesine e kontrollit te mausit te tyre dhe te klikoni ku te deshironi. e‹shte menyre shume e mire per t’ia rregulluar vjehrres kompjuterin pa pasur nevoje te shkoni tek ajo per vizite. Meting Space e Vista ofron nje funksion te ngjashem, por vetem brenda rrjetit lokal, keshtu qe ndarja e ekranit me ndonje te aferm qe eshte larg teje nuk eshte e mundshme. Live Messenger ju lejon te shkembeni dosjet, por nuk ju lejon te kontrolloni ekranin e shokut. Fatmiresisht, Microsoft eshte duke testuar nje aplikacion te quajtur Shared View (find.pcworld.com/60980) qe ju lejon te filloni nje sesion te shkembimit te ekranit me e§do kend (nese edhe ata e kane te instaluar SharedView). Per ta ndare ekranin ne SharedView, lane§oni aplikacionin, klikoni Start a new session, kopjoni tekstin e fteses dhe dergojani me e-mail pranuesit. Ky person pastaj i bashkohet sesionit tuaj duke klikuar ne linkun ne e-mail apo duke lane§uar Shared- View ne PC-ne e tyre dhe duke shkruar emrin dhe fjalekalimin e sesionit.



Seksion i Programeve

Gjendet ne: Linux, Unix

Ne nje bote te perkryer, nuk do ju duhej kurre te ngriheni nga karrigia per te gjetur programe per kompjuterin tuaj. Ve§ do te hapnit nje program magjik qe do te gjente programin me disa klikime. Me pas programi do te instalohej vetvetiu ne kompjuter. Kjo bote e perkryer tashme ekziston ne Linux, i cili per nje kohe te gjate ofron seksionin e programeve, si nje menyre e lehte ku perdoruesit te gjejne dhe instalojne programe te reja. Ne Ubuntu per shembull, nje program i quajtur Synaptic Package Manager ft on kerkimin ne librarite e medha te programeve online (te quajtura repositories) per te lokalizuar dhe instaluar aplikacione dhe vegla qe ju duhen. Zgjidheni nje dhe shenjojeni per instalim. Automatikisht do te shkarkohet dhe instalohet kur klikoni Apply. Programi gjithashtu ne menyre automatike do te marre edhe skedaret e tjere, nga te cilet varet instalimi, pa pasur nevoje qe ju te beni ndonje veprim tjeter. Shperndaresit e Linux mund ta bejne kete pasi pothuajse te gjithe programet qe gjenden ne seksionet e tyre jane falas dhe me kod burimor te hapur. Rralle here duhet t’u brengosen kufi zimeve me licenca, qe veshtiresojne perpjekjet. Ne boten e Windows gjerat jane me te komplikuara. Nje perzierje e llojeve te licencave, duke u radhitur nga freware, shareware, deri tek trialware dhe pak programe me kod burimor te hapur, e bene me te veshtire krijimin e nje librarie te programeve me funksionin kliko-dhe-merr, qe perdoruesit e Linux e marrin falas. Derisa dikush te permbledhe nje librari te madhe te aplikacioneve veteinstaluese, perdoruesit do te varen nga faqet per shkarkim programesh si Download.com, Tucows dhe sigurisht libraria per shkarkim e PC World (www.pcworld.com/downloads).



Efektet e Desktopit

Gjendet ne: Linux, Unix

Disa nga tiparet tona te preferuara te SO nuk jane edhe aq praktike, por jane shume zbavitese. Merrni per shembull Compz Desktop Effects te Linux. Nuk do te themi se kthimi i hapesirave punuese te desktopit ne kuba rrotullues, ngjyrosja e ekranit dhe pikat e shiut qe bien ne ekran kane ndonje vlere te madhe dhe lehtesojne punen, por kjo nuk do te thote se nuk i pelqejme e nuk jane argetuese. Me hedhjen ne qarkullim te Ubuntu 7.10 Gutsy Gibbon ne tetor 2007, efektet e desktopit u bene nje tipar standard i Ubuntu. Keshtu qe tani e§do perdorues i Ubuntu qe ka nje kartele grafi ke te mire mund te rrotulloje kubat, te lekunde dritaret dhe shume efekte te tjera. Perdoruesit xheloze te Windows kane kerkuar tipare te ngjashme dhe Otaku Software i eshte pergjigjur. Por versioni i Windows eshte me modest. Otaku Software DeskSpace (find.pcworld.com/60937) ju lejon ta ktheni desktopin ne kub me kater hapesira punuese sie§ ofrohet ne Linux. Mund te rregulloni nivelin e transparences, shpejtesine e rrotullimit dhe efektet me pasqyra. Mund te zhvendosni aplikacionet nga njera ane e kubit ne anen tjeter, per te riorganizuar hapesirat e punes. Kjo eshte fuqia e shtuar e DeskSpace. Ashtu si te Compiz, qe vjen i instaluar me shumicen e Linux, DeskSpace do t’ju kerkoje 20$ pas periudhes testuese prej 14 ditesh.







Vend grumbullim i Aplikacioneve

Gjendet ne: Amiga OS, Linux, Mac, Unix

Pjesa kryesore e e§do kompjuteri Mac eshte nje program i vogel i quajtur Dock. Ai perdoret si panel lane§imi per aplikacionet qe perdorni me se shumti dhe mund ta rregulloni te mbaje aq programe sa deshironi. Per dallim nga Start Menu dhe Taskbar i Windows, Dock eshte nje hapesire e shkelqyer ku mund t’i qaseni shpejt aplikacioneve me nje klikim te mausit. Mund te shtoni nje vend grumbullimi per aplikacione ne kompjuter me programin Stardock ObjectDock (find.pcworld.com/60938). ObjectDock pozicionohet mbi Taskbar te Windows dhe punon si dhe Dock ne Mac, se bashku me efektin zmadhues, i cili rrit ikonat kur kaloni me kursor mbi to. Programi mund te fshehe nga pamja Windows Taskbar, duke i dhene desktopit pamjen e njejte si te Mac. Versioni standard eshte falas, por version Plus kushton 20$ dhe shton me shume animacione, grumbullime te programeve ne fusha dhe mundesine e disa shiritave ne ekran si dhe opsione te tjera.



Scren Shot te automatizuar

Gjendet ne: Mac

Marrja e screnshot ne Windows nuk ka qene kurre aq e lehte sa duhet. Sigurisht, fillon shume thjesht: Shtypni tastin dhe pamja momentale menjehere kopjohet ne Clipboard. Ku shkohet prej aty, eshte e§eshtje tjeter. Tani ju duhet te hapni Paint apo ndonje program tjeter per editimin e fotografi ve, ta ngjisni (Paste) ekranin e fotografuar ne dritaren e programit dhe pastaj ta ruani ne formatin qe deshironi. e‡fare mundimi! Snipping Tool i Vista ka problemin e kundert. Edhe nese konfiguroni qe ikona e tij te dale ne Quick Launch, nuk keni mundesi te krijoni nje kombinim te thjeshte te tasteve per te marre pamjen e ekranit, perve§ rasteve te nje rregullimi sipas deshires tuaj. Sidoqofte, ne Mac gjerat jane me te lehta. Kur shtypni komanden --3 nje imazh i tere ekranit menjehere ruhet ne desktop. Shtypni --4 dhe kursori kthehet ne nje shenjues te cilin mund ta zhvendosesh mbi hapesiren te cilen deshiron ta fotografosh.Mund te improvizoni ruajtjen e pamjes se ekranit me nje program falas te quajtur FastStone Capture (find.pcworld.com/60981). FastStone Capture mundeson vendosjen e ndonje kombinim tastesh per te ruajtur pamjen e tere ekranit, nje pjese te ekranit, si dhe disa skena te nje-pas-njeshme. Programi gjithashtu mundeson editimin e fotografi ve me aplikacionin e vet te editimit.





Shikim i shpejte i skedareve

Gjendet ne: Mac



Te gjithe ne absorbojme informacion ne menyra te ndryshme. Dikush kap me mire informacionin nga grafi kat se sa nga teksti. Kjo eshte joshja kryesore e Apple Cover Flow, qe u mundeson perdoruesve te Mac OS X te shfl etojne mes dosjeve, skedareve, muzikes dhe te dhenave tjera, ne menyre vizuale. Me Cover Flow mund te shfletoni permes skedareve nje nga nje, duke pare secilin objekt si nje thumbnail, nga ku mund te merrni dhe nje informacion te shpejte mbi permbajtjen, ne vend qe te shihni nje grumbull ikonash te vogla. Vista ka bere hapa te medhenj ne permiresimin e dizajnit te Windows Explorer, por Windows duhet te integroje ende pjese te tjera qe te duket si Cover Flow. Me nje program falas te quajtur Harmony (find.pcworld.com/60939), mund te shtoni shfl etimin si te Cover Flow tek Windows Media Player. Harmony punon vetem me ballina albumesh te gjeneruara nga iTunes dhe nuk integrohet ne Windows Explorer. Megjithate, kjo eshte nje menyre falas per te ndryshuar paksa eksperiencen tuaj ne Windows Media Player.



Kopjimi ISO

Gjendet ne: Linux, Mac, Unix

Mac OS mund ta beje. Linux e ben. PC-BSD dhe e§do SO (Sistem Operativ) modern mund ta beje. Por kush e di per e§â€™arsye, Windows nuk mund te kopjoje nje komplet ISO ne CD, pa ndihmen e ndonje programi te trete. Nese deshironi te kopjoni nje CD me ndonje program, por nuk deshironi te blini nje program me pagese per kopjimin e te dhenave, provoni ISO Recorder falas, te Alex Feinman (find.pcworld.com/60794). I disponueshem per XP dhe Vista, ISO Recorder i shton opsionin e kopjimit te programeve menyse korresponduese, kurdo qe klikoni me te djathten ne nje skedar ISO. e‹shte nje program i thjeshte dhe i vogel qe kryen vetem punen per per te cilen eshte dizajnuar, dhe asgje tjeter. ISO Recorder gjendet ne versionet 32-bit dhe 64-bit te Vista, ku versioni i Vista perve§ kopjimit ne CD perkrah edhe kopjimin ne DVD.



Organizimi i dritareve ne forme pllakash

Gjendet ne: Linux, Mac, Unix

e‹shte nje ide e thjeshte dhe elegante qe Apple e ka te integruar ne Mac, qe nga viti 2003. Kur deshironi te keni nje pamje te paster te te gjitha dritareve te aplikacioneve te hapura, vetem shtypni tastin funksional dhe nje program i vogel i quajtur Expose© i radhit ato si thumbnail te shperndara ne menyre te rregullt ne monitor.

Klikoni nje dhe ajo shfaqet perpara, kurse te tjerat mbeten prapa. Ne nje kompjuter Linux, mund te merrni funksionet e ngjashme permes shtojces Scales per Compiz Desktop Eff ects. Me hedhjen ne qarkullim te Windows Vista, Microsoft ka lane§uar nje tipar te quajtur Flip3D i cili tenton te thjeshtesoje menaxhimin e dritareve.

Flip3D i lejon perdoruesit te shfl etojne permes interpretimeve tredimensionale te gjitha dritareve te hapura ne desktop, por nuk ofron as afersisht shpejtesine e shikimit qe ofron Expose©. Perdoruesit e Windows Vista mund te shtojne opsionin e ngjashem me ate te Expose© ne sistemin e tyre me ndihmen e programit falas te quajtur Switcher (find.pcworld.com/60982).

Switcher lejon te zgjidhni se si dritaret e plikacioneve do te renditen. Gjithashtu ju lejon te ndryshoni ngjyrat e tyre dhe te konfiguroni shkurtesat ne tastiere sipas nevojes. Ne XP programi shareware TopDesk (find.pcworld.com/60959) shton nje tipar te ngjashem per 20$ (pas periudhes testuese prej 14 ditesh).





Krijimi i PDF-ve

Gjendet ne: Linux, Mac, Unix

Microsoft dhe Adobe kane pasur me shume mosmarreveshje se bashkepunime gjate viteve te kaluara. Ndoshta kjo eshte arsyeja pse Microsoft nuk ka te integruar krijimin e Portable Document Format ne Windows, edhe pse ky funksion eshte integruar ne sistemet operative Linux dhe Mac prej disa vitesh. Keto sisteme operative lejojne te shikoni dhe krijoni skedare PDF pa perdorur ndonje aplikacion tjeter shtese. Sigurisht, Microsoft e ka krijuar formatin e vet konkurrues, XPS per Vista me shprese se te gjithe do ta largojne nga perdorimi standardin PDF dhe te kalojne te formati i ri. Por po t’i dergoni nje dokument XPS ndonje shoku qe perdore XP dhe do t’i shkaktoni me siguri nje migrene! Deri kur Microsoft ta beje printimin PDF pjese standarde te Windows, perdorni PrimoPDF (find.pcworld.com/60944). Ky aplikacion falas punon perkrah me Adobe Reader (adobe.com/reader) per te kthyer e§do dokument ne PDF, qe te mund ta ndani me boten.



Shkaterrues skedaresh

Gjendet ne: Mac

A eshte mundesia per shkaterrimin e skedareve ne Windows e tepert per tu kerkuar? Nuk duhet te jete. Mac OS X e ka inkuadruar me Secure Empty
Trash prej vitesh, dhe Disk Utility mund te fshije hapesiren falas ne nje disk, duke u siguruar se jane fshire per gjithmone te dhena te rendesishme, te fshira normalisht ne nje menyre te pasigurt. Deri tani Microsoft nuk e ka inkuadruar kete mundesi ne sistemet e veta. File Shredder (find.pcworld.com/60943) ju lejon te shtoni tipare te tilla ne Windows XP apo Vista. Kjo vegel ndihmese mundeson shkaterrimin e nje skedari apo dosjeje te tere, apo gjithe hapesires se zbrazet ne kompjuter, duke perdorur nje nga shume teknikat e ofruara te shkaterrimit.



Aplikimi POSIX

Gjendet ne: BeOS, Linux, Mac, Unix

Perve§ desktopit te Windows, shumica e programeve ne bote jane shkruar t’i pershtaten platformes te bazuar ne Unix te quajtur POSIX. e‡do SO i pershtatshem per POSIX mund te punoje me shumicen e programeve te shkruara per Unix. Linux eshte i aplikueshem plotesisht ne POSIX. Gjithashtu edhe Mac, pasi eshte ndertuar ne Unix. Edhe BeOS i zhdukur ka perkrahur POSIX. Por Windows nuk e perkrah. Edhe pse perdoruesit e Vista Enterprise dhe Ultimate ne teori mund te shtojne “Subsystem for Unix-based Applications” ne PC-te e tyre, pervoja tregon se kjo jep me shume probleme se sa dobi. Menyra me e mire per te shtuar POSIX ne e§do XP apo Vista eshte te perdorni Cygwin (find.pcworld.com/60940). Ky emulator falas i Linux instalohet shpejt dhe perkrah nje numer te madh programesh te bazuara ne Linux, te cilat jane rindertuar ve§anerisht te punojne me Cygwin.
Gjithashtu funksionon edhe si dhenes komandash per Linux, qe ju lejon te perdorni
programet komanduese, si i popullarizuari ToDo shell skript (todotxt.com) ne Windows. Edhe pse Cygwin nuk do t’ju ofroje perkrahje te plote per te gjitha programet Linux ne nje kompjuter Windows, ai do te hape deren per disa tipare themelore te Linux.



Lane§ues i shtesave

Gjendet ne: Linux, Unix

Perdoruesit profesioniste e dine se kur vjen puna per kryerjen e shpejte te ndonje pune ne kompjuter, tastiera e mund mausin. Sistemet Linux dhe Unix vijne me Deskbar, nje program qe mundeson line§imin e e§do skedari ne kompjuter pa larguar duart nga tastiera. Gjithashtu lane§on adresa interneti, kerkon ne Google apo Yahoo, dhe perkrah shtesa qe punojne me aplikacione tjera. Me keto funksione mund te dergoni nje mesazh tekst apo te postoni nje twet te ndonje Twitter, pa pasur nevoje ta prekni fare mausin. Edhe pse shiriti kerkues ne Windows Explorer te Vista mund te lane§oje aplikacione dhe URL, ai nuk perkrahe shtesa. Per te perdorur keto tipare, provoni programin falas te quajtur Launchy (find.pcworld.com/60973).





Shiriti i standardizuar i menyse

Gjendet ne: Mac

Windows nuk ka nje shirit te menyse te unifi kuar per te gjitha aplikacionet e veta. Sigurisht, shumica e programeve te Windows kane mbetur ne te zakonshmet ‘File’, ‘Edit’, ‘View’, per menyte e veta. Por edhe Microsoft ka filluar ta ndryshoje kete trend, duke filluar me interfejsin e ri te komplikuar per Office 2007. Per dallim, menyte e aplikacioneve ne Mac OS X jane plotesisht te standardizuara me shiritin e njejte te menyve qe gjenden
ne krye te ekranit, keshtu qe perdoruesi gjithmone e di se ku te kerkoje ndonje komande te rendesishme. Me Stardock ObjectBar (find.pcworld.com/60941) mund te perdorni pamjen e MacPC per te transformuar Windows Taskbar ne nje shirit te menyse ne stilin e ngjashem me Mac. Ky program gjithashtu duplikon menyte qe shumica e aplikacioneve te Windows perdorin, keshtu qe ju mund t’i kontrolloni ato nga pjesa e siperme e ekranit, sikur tek Mac OS X. (Menyte gjithashtu do te mbeten edhe tek programet) Momentalisht ObjectBar punon vetem ne Windows XP, por versioni i programit per Vista pritet te dale se shpejti.



Aplikacionetm me nje skedar

Gjendet ne: Mac

Ekzistenca e Add/Remove Programs ne Control Panel eshte deshmi se aplikacionet e Windows jane bere te rende dhe shume te medhenj per shume perdorues. Ne Mac, sidoqofte, pak programe perbehen nga me shume se nje skedar. (Ne rregull, teknikisht ata jane dosje te paketuara ne menyre te ve§ante, por tek perdoruesi ata duken si nje skedar i vetem.) Heqja e nje aplikacioni ne Mac konsiston ne zhvendosjen e ikones se programit ne Kosh (Trash). Mund te arrini nje thjeshtesi te tille ne Windows duke perdorur aplikacione portative (Shkrimi “Te mbash kompjuterin ne Xhep” nga Scott Dunn te cilin mund ta lexoni ne numrin e pare te PC World Albanian ose ne find.pcworld.com/60942. Sigurisht, te veproni ashtu ju duhet te sakrifikoni disa tipare te mira qe mund t’i adhuroni te programet e preferuara ne Windows, keshtu qe nuk ju sygjerojme ta perdorni. Nese Microsoft nuk merr ndonje kthese rrenjesore ne dizajnimin e Windows te ardhshem, mund te prisni qe programet e Windows te behen me te komplikuara se sa jane sot.



5 Tipare te mrekullueshme per te cilat Microsoft ju tarifon ekstra

Windows ne vete ka shume tipare te mira, por qasja te ato nuk eshte gjithmone e hapur ashtu sie§ do te duhej te ishte. Dhe shume tipare qe vijne standard ne sistemet tjera operative, tek Windows Vista ju duhet t’i blini me versionet me te shtrenjta si Ultimate ose Business, apo te kaloni ne versionin 64-bit. Fax: e‹shte shekulli XXI, por per miliona njerez faksi mbetet menyre kryesore per dergim informacioni. Shumica e pllakave ame kane modemin e integruar.

Nese deshironi te dergoni faks permes Vista, duhet te keni versionin Business ose Ultimate. Qasje nga larg: Remote Desktop Server vjen standard ne Vista Business, Enterprise dhe Ultimate. Ju lejon te kontrolloni PC-ne tuaj nga distanca, falas. Por nese deshironi te qaseni ne nje kompjuter me Home Basic, Home Premium, apo versionin Starter, duhet te paguani per nje sherbim te shtrenjte apo te mesoni te zoteroni ngaterresat e UltraVNC (findpcworld.com/60979). Qendra Mediale: Nje nga piket me te medha te Windows Vista, Media Center, i mundeson perdoruesve te ndajne fotografi te, muziken dhe videot permes rrjetit. Fatkeqesisht, funksionet e Media Center nuk mund te perdoren nga perdoruesit e Vista Business dhe Home Basic.

Enkriptimi i diskut: Me enkriptim, mund te mbani te dhenat te sigurta, nese kompjuteri apo laptopi bie ne duar te gabuara. Mundesia BitLocker e Vista vjen standard ne versionin Business, Enterprise dhe Ultimate, por nuk gjendet ne versionet Home Premium dhe Home Basic. Perdorimi ne sasi te medha i RAM: Shumica e kompjutereve te rinj qe kane procesor 64-bit, kane mundesine e njohjes te me shume se 4Gb RAM memorie. Por nese nuk instaloni versionin 64-bit te Vista, Windows nuk do te njohe me shume se 3.5 Gb.Sigurisht nese kaloni ne 64-bit, do te perballeni me nje sere problemesh tjera, duke perfshire aplikacione qe nuk punojne..


Post origjinal marre nga http://forumijone.net   only for register user

© Copyright 2010 wWw.ForumiJone.Net - Të gjitha te drejtat e rezervuara.

admin niku 
Please Share it! :)

No comments :

Post a Comment